Avancim i pozicionit të Kosovës po e konsiderojnë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, kërkesën e Francës Gjermanisë dhe Italisë që Asociacioni të barazohet me njohjen de fakto ndaj Kosovës. Teksa edhe SHBA, kërkon urgjentisht përmbushje të detyrimeve nga të dyja palët
Kërkesa e propozime prej ndërkombëtarëve ndaj Kosovës kemi dëgjuar jo pak muajt e fundit. Por një që erdhi mbrëmë, dallon në përmbajtje.
Kësaj radhe kërkesa për themelimin e Asociacionit u barazua me kërkesën ndaj Serbisë që ta jetësojë njohjen de-facto të Kosovës.
Këtë kërkesë e bënë hiç më pak se liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë. E, pas tyre, të shtunën thirrje ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatim urgjent të obligimeve bëri edhe Departamenti amerikan i Shtetit.
Në këtë situatë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri sheh përparim të Kosovës, veçse ai thotë se Qeveria duhet të shkojë edhe më tej, duke kërkuar njohje të plotë.
“Tregon për një avancim të pozitës së Kosovës, në arenën ndërkombëtare. Duhet të kujtojmë që asociacioni ka pasur të themelohet që në 2023, në këmbim të pjesëmarrjes së serbëve në jetën politike institucionale, por asnjëherë nuk është përmendur që Serbia duhet ta njohë me patjetër pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Dorajet Imeri, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Për analistin politik, Dibran Hoxha, BE-ja po tenton të bëjë një shkëmbim mes asociacionit dhe njohjes de-facto, mirëpo sipas tij, kjo është sfiduese.
“Problemi këtu qëndron që në fakt ne edhe ashtu nuk po mundemi i zonë besë, pozicionit të Serbisë, dhe asaj që zotohet pasi menjëherë mbas takimit në Bruksel vetë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u deklarua se nuk do ta njohë në asnjë formë Kosovën”, ka shtuar analisti politik Dibran Hoxha.
Megjithatë konsiderohet se së paku nga BE-ja, ka filluar një qasje relativisht më të barabartë për të dy shtetet.
“Bashkimi Evropian ka vendosur të shkojë në një hap më lartë sa i përket çështjes së problemit Kosovë-Serbi, sepse rrethanat gjeopolitike kanë shty drejt një nevoje për paqe më të përshpejtuar. Dhe ata kanë vendosur që Serbinë mos ta joshin si vazhdimisht si deri më tani, por ta ndryshojnë qasjen… Më në fund Kosova nuk po trajtohet si e shtypur, por relativisht qasja e tyre është më e barabartë”, ka shtuar Gurakuq Kuçi, analist politik.
Shtetet kryesore të BE-së paraqitën të shtunën e kaluar në Prishtinë e Beograd një plan të ri “modern”, përfshirë draftin e Asociacionit, që ishte edhe pika kryesore e diskutimeve të Kurtit e Vuçiqit me liderët evropianë të enjten në Bruksel./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor
Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi