Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosreagim ndaj grevës së minatorëve të Trepçës.
Halimi ka thënë se derisa kryeministri ligjëron për lidershipin dhe liderin vetëflijues, 24 minatorë gjenden në emergjencë.
“Në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ky lider në realitet nuk po shfaqet në horizont”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje Halimi ka thënë se minatorët janë në grevë tash e pesë ditë, “të braktisur e të përbuzur nga institucionet shtetërore”.
“Kërkesat për mirëqenie e dinjitet gjithmonë dhe gjithkund janë të drejta!”, ka përfunduar ajo.
Halimi i është referuar deklaratave të kryeministrit të bëra të shtunën në konferencën me temë “Lidershipi në kohë sfiduese”, të organizuar nga kolegji UBT.
Kurti para të pranishmëve ka folur për cilësitë fundamentale që e definojnë një “lider të mirë dhe të madh”.
Dy cilësitë kryesore të një lideri të mirë, sipas kryeministrit, janë efektiviteti pragmatik për të tërhequr dhe mirëmbajtur ndjekës ose mbështetës dhe përkushtimi parimor ndaj një kauze të drejtë, sepse siç ka thënë ai, pragmatizmi pa parime është bosh, kurse parimi pa pragmatizëm është i pafrytshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare