Marjana Koçeku, një eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare, ka jetuar në Portofino, një nga vendet më të bukura të Italisë, e megjithatë ajo vendosi ta linte atë dhe të kthehej në vendlindje, në fshatin e saj të lindjes Nënplep, në malësitë e Dukagjinit.
Historinë e saj frymëzuese e ka sjellë në podkastin e tij “Flasim” kryeministri Edi Rama.
E pyetur rreth jetës së saj në Europë, Koçeku tha se jo çdo gjë ishte si imazhi që ne kemi.
“Ti mund të jesh studente, mund të jesh duke studiuar, por që në fund të fundit ti je një pikë uji në oqean se aty ka edhe qindra, mijëra të tjerë si ti dhe nuk po i intereson fort askujt prezenca jote në atë konkurrencë që ka Evropa. Dhe e “zhvesha” pak Europën prej atij iluzioni, u ula pak me këmbë në tokë, duke e prekur më qartë dhe sa më shumë që udhëtoja, aq më shumë më merrte malli për Shqipërinë. S’e kisha menduar kurrë, se kam ikur me qëllimin për të gjetur një mundësi për të mos u kthyer më kurrë se më kishte kapur edhe mua antipatia për Shqipërinë, që mendoj se është bërë shumë sëmundje sociale përtej pamundësive ekonomike që njerëzit i shfaqin si arsyen kryesore të largimit”, tha ajo.
Sot ajo drejton Agroturizmin e suksesshëm “Neomalësorja”, por rrugëtimi për të marrë famën që ka sot, nuk ka qenë i lehtë. Ajo tregon se ka qenë pikërisht babai i saj dhe i vëllai që kanë nisur të parët turizmin në zonën e liqenit të Komanit, edhe pse me hapa shumë të vegjël.
“Babai ishte kapiteni i parë i liqenit te Komanit dhe kemi pasur gjithmonë një varkë në shtëpi. Në 2011-2012 filluan të vinin ata zbuluesit e parë po i them, të tokës sonë, turistët e huaj dhe në atë kohë nuk kanë pas punuar tragetet e huaj për në Valbonë e për në Fierzë. Nuk ka pasur absolutisht asnjë lëvizje, ishte vetëm një varkë, e babait në atë kohë. Dhe i pari, babai dhe i dyti vëllai im, Mario Molla e kanë nisur bashkë turizmin në tërë atë zonë të liqenit të Komanit, pionierë. Ka nisur me hapa shumë të vegjël, mimalistë që kur i thoshe dikujt “na ka ardhur një turist’’, kujtoje se po gënjeje se ishte e pamundur të vinte një turist. Si mund të vinte një turist në ato shkrepa? Çfarë kërkonte një turist aty, veç ndonjë i luajtur mendsh. Edhe kur ka folur vëllai për një të ardhme turizmi, e kanë marrë të gjithë për të marrë. Ky vend veç na ka bërë të vuajmë, nuk mund të bëhet vend turistik.
Mendoj që është e natyrës njerëzore, që kur je tërë jetën në atë gjendjen e surviving/mbijetesës, nuk mundesh të shohësh përtej, e sheh veten tek ajo bazikja, jo tek ajo magjia që ka përtej asaj dhe 5 vjet ka marrë turizmi për të patur një nivel njohjeje për të shkruajtur guidat ndërkombëtare, librat, që aty ekziston një mundësi dhe ju mund të lëvizni.
5 vjet kanë qenë, të vetmit familja jonë që kanë operuar, s’ka qenë askush tjetër dhe lumi i Shalës që u bë aq i famshëm, u bë falë petullave sepse kur vëllai im i çonte turistët në Fierzë dhe i kthente, për të bërë diçka ndryshe dhe për të mos u mërzitur, në vend që t’i kthente në Koman, i kalonte nga kulla jonë. Nëna edhe unë bënim petullat me sheqer, unë hipja në varkë që t’ua shpërndaja 30-40 turistëve që ishin. Iu bëja pak story telling se ku ishim, ishim në shkrepa të një vendi që dikur ka qenë principatë dhe i kalonim në lumin e Shalës që kishte vetëm dhi të egra dhe flutura, asgjë tjetër, laheshin dhe ktheheshin në Koman. Ky ishte turi që kemi pas bërë në atë kohë dhe ashtu u bë i famshëm lumi i Shalës dhe liqeni i Komanit”, tregoi ajo./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë
Allen: Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët e Maqedonisë së Veriut që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës
Isak Vorguçiq tregon për mungesën e gazetarëve dhe sfidat e mediave në gjuhën serbe në Kosovë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit