LAJMI I FUNDIT:

Aktiviteti i “Let’s do it Kosova”, pastrohen disa hapësira publike të kryeqytetit dhe vendndalimet e autobusëve

Aktiviteti i “Let’s do it Kosova”, pastrohen disa hapësira publike të kryeqytetit dhe vendndalimet e autobusëve

Organizata “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” ka mbajtur këtë të shtunë aksion masiv për pastrimin e Prishtinës.

Në njoftimin për media thuhet se qindra vullnetarë me një përkushtim të jashtëzakonshëm kanë treguar pasion të vërtetë ndaj mjedisit dhe komunitetit.


Të shtunën organizohet aksion masiv për pastrimin e Prishtinës
Lexo po ashtu Të shtunën organizohet aksion masiv për pastrimin e Prishtinës

“Gjatë këtij aktiviteti kemi pastruar disa hapësira publike të kryeqytetit dhe vendndalimet e autobusëve. Ky sukses nuk do të ishte I mundur pa kontributin e çdo vullnetari dhe pa bashkëpunimin e shumë individëve dhe organizatave të ndryshme. Kështu që, një mirënjohje e thellë dhe një falënderim i përbashkët për Komunën e Prishtinës dhe kryetarin Z. Përparim Rama për përkrahjen dhe angazhimin e tyre të pakursyer në këtë nisme të rëndësishme”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, nga kjo organizatë kanë falënderuar edhe KFOR-in dhe ushtarët që kanë ndihmuar në organizim.

“KRM ‘Pastrimi’ dhe stafin e tyre të palodhur që kujdesen për pastërtinë e Kosovës çdo ditë dhe kanë bërë të mundur suksesin e këtij aktiviteti. Zjarrfikësit për pjesëmarrjen e tyre në ruajtjen e sigurisë së të gjithë vullnetarëve. Trafiku Urban për transportin e vullnetarëve”, thuhet tutje. /Telegrafi/