LAJMI I FUNDIT:

Policia tregon arsyen e nisjes së ndërtimit të stacionit të ri në Zubin Potok

Policia tregon arsyen e nisjes së ndërtimit të stacionit të ri në Zubin Potok

Në Zubin Potok ka nisur ndërtimi i një stacioni të ri policor.

Policia ka njoftuar se stacioni aktual në këtë komunë është i vendosur në një objekt privat, me qira dhe i cili nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe për punë të zyrtarëve policorë të rendit.

“Kështu, Policia e Kosovës me kohë ka filluar procedurat për përmirësimin e infrastrukturës (ndërtimin e një objekti të ri) në Zubin Potok”, thuhet në komunikatën për media.


Nis ndërtimi i një stacioni policor në Zubin Potok
Lexo po ashtu Nis ndërtimi i një stacioni policor në Zubin Potok

Lidhur me procedurat e ndërtimit të objektit të stacionit policor Zubin Potok, që kanë filluar kohë më parë, thuhet se janë ndjekur të gjithë hapat e duhur procedural e ligjor.

“Si vendimi përfundimtar i shpronësimit nr. 05/28, datë 05.02.2018, – pronë shoqërore, lëshimi i kushteve ndërtimore nga Drejtoria e Urbanizmit KK Zubin Potok dt. 03.12.2020, më 11.05.2022 – pranimi i njoftimit nga komuna Zubin Potok për plotësim të dokumentacionit për regjistrim të pronës në emër të Policisë së Kosovës, komfor vendimit të Qeverisë si dhe pëlqimi për qasje në rrugë, certifikata e pronësisë P- 72908055-01305-0”.

“Pas bartjes së pronës në emër të PK-së, është lëshuar edhe Vendimi për qasje në rrugë dt. 19.08.2022 nr. 112/2022, me datë 23.10.023 PK-ja është pajisur me Leje ndërtimore, për ndërtimin e objektit sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar me datë 10.12.2021 mes PK-së dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil për projektin”, bëhet e ditur tutje nga policia.

Stacioni policor dhe zyrtarët policorë që do të punojnë aty (Zubin Potok), thuhet se do t’i shërbejnë tërë komunitetit që jeton në atë zonë dhe nuk ka të bëjë me qëllime tjera, siç spekulohet nga individë apo subjekte politike serbe.

Ndryshe, Lista Serbe gjatë ditës ka reaguar ndaj nisjes së ndërtimit të këtij stacioni policor, duke e quajtur këtë presion institucional të Prishtinës ndaj popullit serb dhe synim për krijim të tensioneve e përshkallëzimit të situatës në veri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori