LAJMI I FUNDIT:

Situata në Palestinë emocionon Xhulin në skenën e DWS: Kam gjysmën e familjes të vrarë në luftë

Situata në Palestinë emocionon Xhulin në skenën e DWS: Kam gjysmën e familjes të vrarë në luftë

Juliana Nura është sivjet një nga konkurrentet e spektaklit të kërcimit, Dancing With The Stars Albania.

Ajo ka kërcyer mbrëmjen e së premtes një foxtrot bashkë me partnerin e saj, Dion Gjinika, nën tingujt e këngës “A Whole New World”.


Në klipin prezantues, Xhuli tha se kjo këngë do të thotë shumë për të pasi flet për paqen dhe se luftërat aktuale nëpër botë, ia kujtojnë asaj Luftën e Kosovës (1997-1999).

"Isha me perioda në skenë", balerini ia mbyll gojën Fifit nga sikleti pas deklaratës së turpshme në DWS
Lexo po ashtu "Isha me perioda në skenë", balerini ia mbyll gojën Fifit nga sikleti pas deklaratës së turpshme në DWS

“Kemi derdhur shumë gjak që sot të jemi të lirë. Babi im është një person që unë e dua shumë dhe që ka qenë në luftën e UÇK-së. Kemi gjysmën e familjes të vrarë në luftë dhe unë nuk e di…”, ka thënë Xhuli mes lotësh.

Pasi mbaroi koreografinë, Xhuli nuk i mbajti lotët edhe një herë tjetër në skenën e Dancing With The Stars, kur u pyet nga preznatuesi Eno Popi se kujt ia dedikon vallëzimin.

“Duke marrë parasysh çfarë është duke ndodhur në botë dhe kjo mua më ndikon shumë. Dhe ky kërcim shkon për familjen time që është në Finlandë dhe babin tim që e dua shumë. Bab të dua shumë dhe faleminderit që kurrë s’na ke lënë ta harrojmë gjuhën shqipe”, ka thënë Xhuli.

Juliana dhe Dioni përndryshe rezultuan çifti i dytë më i ovtuar i mbrëmjes nga juria profesionale. /Telegrafi/