Mickoski: Pres që Fon Der Lajen të thotë se Maqedoni do fillojë negociatat pa kushte
Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski duke komentuar sot vizitën e presidentes së KE-së në vend, Ursula von der Leyen tha se, pret zyrtarja evropiane të befasojë pozitivisht vendin dhe të thotë se vendi do të fillojë negociatat pa asnjë kusht. Ai tha se, kjo është më e pakta që ajo mund të bëjë për të treguar respekt ndaj popullit maqedonas.
“Pres që presidentja e Komisionit Evropian, të dalë me qëndrim se Maqedonia do të fillojë në mënyrë të pakushtëzuar negociatat me BE-në, edhe pse jam shumë i vetëdijshëm për mangësitë e shumta që i kemi në planin vendor për shkak të Qeverisë së korruptuar. Në atë mënyrë do t’i jepet mirënjohje qytetarëve dhe shtetit për 23 vitet e kaluara, kur nënshkruam marrëveshjen për stabilizim dhe do t’i jep respekt për gjitha poshtërimet që i ka përjetuar populli maqedonas”. – deklaroi Mickoski, lider i OBRM-PDUKM-së
Presidentja e KE-së do të fillojë nesër vizitën zyrtare në Shkup, prej ku edhe nis turneun e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Siç kumtuan nga KE, von der Leyen të dielën do të takohet me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, për të vazhduar më pas të hënën me aktivitet e saja në kudër të vizitës zyrtare.
“Pas konferencës për media të presidentes von der Leyen dhe kryeministrit Kovaçevski që do të mbahet të hënën në ndërtesën e Qeverisë, presidentja dhe kryeministri do të vizitojnë një fabrikë afër Shkupit për përpunimin e pemëve dhe perimeve. Fabrika ka marrë ndihmë të konsiderueshme nga programi IPARD i financuar nga BE, i cili i mundësoi asaj të përmirësojë kapacitetet e saj prodhuese, të eksportojë produktet e saj në tregun e vetëm të BE-së dhe të sigurojë vendet e punës për punonjësit e saj” – thonë nga Komisioni Eveopian
Pas Shkupit, ajo do të vazhdojë turneun e saj në Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, ku do të takohet me krerët shtetëror të këtyre vendeve. Ndërsa, paraprakisht më 15 dhe 16 tetor të këtij viti, Leyen ishte për vizitë në Shqipëri, në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit. Zyrtarja evropiane pritet që gjatë këtyre takimeve që do të realizojë në vendet e Ballkanit Perëndimor, të shpalosë detaje nga plani i BE-së për zhvillim të vendeve të këtij rajoni. /KlanMacedonia/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjekë e infermierë të demotivuar nga pagesa, mbingarkesa, fyerjet…
Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në QKUK për trajtim
Limani paralajmëroi projektin “Bli shtëpi për të rinjtë” dhe mbështetje për kompanitë që do të punësojnë nëna me tre apo më shumë fëmijë
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj
Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri