LAJMI I FUNDIT:

​Rama: Dashurinë për kryeqytetin ta shprehim duke e mbajtur të pastër

​Rama: Dashurinë për kryeqytetin ta shprehim duke e mbajtur të pastër

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e konsideroi si sfidë të madhe pastrimin e kryeqytetit, derisa shtoi se po punojnë që ta luftojnë këtë dukuri negative.

Ai shtoi se janë në proces të blerjes se kontejnerëve dhe kamionëve të ri, derisa potencoi se po planifikohet edhe krijimi i Policisë së Kryeqytetit, specifikisht i asaj të gjelbër, për të përmirësuar gjendjen e ambientit.

“Pastrimi është më se i nevojshëm, ta kemi një ambient më të shëndetshëm për të gjithë. Ne si kryeqytet e dimë që e kemi një sfidë të madhe me pastrimin e kryeqytetit. Kemi një sfidë e cila është me vite të tëra. Jemi duke luftuar këtë dukuri negative, e cila ka një impakt negativ në gjithë qytetarët këtu të Prishtinës. Pra, e kemi edhe fokusin aty. Pra, e kemi edhe një iniciativë të re për blerjen e kamionëve të ri, kontejnerëve të ri. Po ashtu, edhe involvimin e organizatave të tjera që të jenë pjesë e kësaj madhështie. Kryeqytetin e kemi në zemër e duam të gjithë, dashurinë për kryeqytet duhet ta tregojmë, duke e mbajtur pastërtinë, duke u bërë bashkë të gjithë”, tha Rama.


Ndërkaq, përfaqësuesi i KFOR-it, Luca Bisetto tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që të shpërndahet mesazhi ‘që të bëhemi bashkë dhe të pastrojmë, për një mjedis sa më të pastër’.

“Po ashtu deshëm ta falënderojmë edhe organizatën jo qeveritare ‘Let’s Do It’, të cilët e kanë organizuar këtë event, bashkë me neve, bashkë me komunën, bashkë me kryetarin e Komunës, gjithë njerëzit që marrin pjesë këtu, po ashtu edhe ekipet nga Bonstill, ekipi italian nga Peja dhe të gjithë pjesë marrësit që janë prezent sot. Po ashtu me këtë gjest duam ta shpërndajmë edhe mesazhin tek popullata që të qëndrojmë së bashku, ta pastrojmë së bashkë, dhe të kemi jetë së bashku të gjithë ne këtu që jemi”, tha Bisetto, raporton kp.

Ndërkaq, nga organizata “Let’s Do It Kosova” thonë se roli i qytetarëve dhe institucioneve është i rëndësishëm për të mbajtur të pastër vendin tonë, derisa bëri thirrje që mos të ndoten hapësirat publike.

Dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme iu bashkuan aktivitetit, të cilët filluan të pastronin kryeqytetin bashkë me kryetarin Rama dhe figura të tjera publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori