LAJMI I FUNDIT:

Roli i histaminës në trupin tonë dhe si funksionon suplementi Diamine Oxidase

Roli i histaminës në trupin tonë dhe si funksionon suplementi Diamine Oxidase

Intoleranca ndaj histaminës nga ushqimi është e ndryshme nga alergjitë, sepse nuk lidhet me një ushqim specifik dhe nuk shkakton reaksione të qelizave imune

Histamina është një substancë e rëndësishme në trupin tonë, një ndërmjetës i inflamacionit që ndodh në mastocite dhe granulocitet bazofile.

Është shkas i reaksioneve akute alergjike, si dhe ndikon në sekretimin e thartirës së stomakut.


Çfarë është oksidaza diamine (DAO) dhe cila është lidhja e saj me histaminën?

Diamine oxidase (DAO) është një enzimë e rëndësishme digjestive në trupin tonë, e cila e prodhon atë për shkak të zbërthimit të histaminës nga ushqimi.

Nëse trupi nuk prodhon mjaftueshëm diamine oksidase ne mund të bëhemi intolerantë ndaj histaminës.

Kjo gjendje quhet histaminozë ose histaminozë enterale dhe kur hamë ushqim që përmban histaminë, mund të na sëmurë, transmeton Telegrafi.

Ushqimet që përmbajnë histaminë

Ushqimet me përmbajtje të lartë histamine janë:

▪ vera
▪ birra
▪ domatet
▪ spinaqi
▪ patëllxhani
▪ avokado
▪ frutat arrore
▪ qumështi
▪ soja
▪ kërpudhat
▪ çokollata
▪ guacat
▪ vezët
▪ peshku i yndyrshëm
▪ dredhëzat
▪ ananasi.

A është intoleranca ndaj histaminës e njëjtë me alergjinë ushqimore dhe çfarë ndodh kur kemi shuë prej saj?

Intoleranca ndaj histaminës është e ndryshme nga alergjitë, sepse nuk lidhet me një ushqim të veçantë dhe nuk shkakton reaksione të qelizave imune.

Me këtë lloj intolerance, ndonjëherë mund të jetë e vështirë të përcaktohet se cili ushqim shkakton simptomat tuaja. Trupi ynë gjithashtu prodhon histaminë. Nëse kemi shumë sasi në zorrë, histamina e tepërt mund të grumbullohet në gjak.

Simptomat e tepërta mund të jenë manifestime akute, por edhe shenja të sëmundjeve të tjera:

▪ migrenë
▪ fryrje
▪ të përziera
▪ gazra
▪ dhimbje stomaku
▪ të vjella
▪ kapsllëk
▪ ndjenje e ngopjes së hershme
▪ dhimbje muskulore
▪ dhimbje barku
▪ hundë e mbytur
▪ astma
▪ urtikarija
▪ marramendje
▪ psoriazë.

Përfitimet e suplementeve të diamine oksidazës

Suplementet diamine oxidase (DAO) rikthen sasinë e kësaj enzime në trupin tonë. Kjo do të ndihmojë në zbërthimin e ushqimeve të pasura me histaminë dhe zvogëlimin e simptomave të intolerancës ndaj histaminës. Hulumtimet thonë se këto suplemente mund të ofrojnë lehtësim nga dhimbjet e kokës, problemet e tretjes dhe reaksionet e lëkurës.

Megjithëse këto studime tregojnë rezultate pozitive, nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar se si funksionojnë suplementet DAO dhe nëse ato mund të jenë një zgjidhje për të reduktuar simptomat e intolerancës ndaj histaminës në shumicën e njerëzve.

Ndiheni të lodhura? Shkak mund të jetë kjo mangësi që prek shpesh gratë mbi 40 vjeç
Lexo po ashtu Ndiheni të lodhura? Shkak mund të jetë kjo mangësi që prek shpesh gratë mbi 40 vjeç

Rreziqet e marrjes së kësaj enzime dhe alternativat e mundshme

Një nga problemet me intolerancën ndaj histaminës është se nuk ka teste që mund të diagnostikojnë gjendjen. Pra, ndërsa suplementet DAO mund të ndihmojnë me disa simptoma, ato mund të mos jenë të sigurta për njerëzit që nuk kanë një intolerancë të konfirmuar ndaj histaminës.

Gjithashtu, nuk ka shumë standarde strikte në lidhje me suplementet, kështu që mund të gjeni produkte me rekomandime dhe doza të ndryshme, si dhe informacione të tjera të rëndësishme të paqarta. Ky është një rrezik që vlen edhe për suplementet e tjera.

Ka shumë faktorë për intolerancën ndaj histaminës. Studimet klinike tregojnë se një dietë me përmbajtje të ulët histamine mund të përmirësojë tolerancën ndaj histaminës. Rezultatet tregojnë se më shumë se 50 për qind e njerëzve raportuan një reduktim të simptomave. Megjithatë, duhet thënë se disa studime nuk kanë konfirmuar një ndryshim në aktivitetin e kësaj enzime në trup.

Sigurisht, thonë ekspertët, shmangia e ushqimeve me përmbajtje të lartë histamine do të zvogëlojë rrezikun e përkeqësimit të simptomave dhe intolerancës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori