LAJMI I FUNDIT:

Befason France Football, thonë se Pele ka po aq Topa të Artë sa Messi

Befason France Football, thonë se Pele ka po aq Topa të Artë sa Messi

Pele ka të njëjtin numër të Topave të Artë  të fituar si Lionel Messi, ka pretenduar France Football.

Është raportuar gjerësisht se Messit i është kumtuar lajmi se do të fitojë Topin e Artë për të tetën herë në një ceremoni që do të mbahet në Paris të hënën.


Ky triumf vjen pasi ylli argjentinas frymëzoi vendin e tij drejt fitores së  Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1986 në Katar dhjetorin e kaluar.

Por tani për tani, të paktën, Messi ka fituar shtatë Topa të Artë gjatë tre dekadave, dy më shumë se rivali i tij, Cristiano Ronaldo.

Sidoqoftë, France Football pretendoi në vitin 2016 se dikush tjetër është gjithashtu shtatë herë fitues I këtij çmimi – ikona e Brazilit, Pele.

Në të vërtetë, deri në vitin 1995 vetëm futbollistët evropianë kishin të drejtë të fitonin Topin e Artë. France Football e ndryshoi atë rregull dhe hapi çmimin për të nderuar lojtarët më të mirë në botë.

Më pas, në vitin 2016,  u bë një “rivlerësim ndërkombëtar” për të llogaritur se kush duhet të kishte fituar Topin e Artë nëse do të ishte gjithmonë i hapur edhe për futbollistët jashtë Evropës.

Messi mund të fitojë Super Topin e Artë të rrallë - por vetëm në vitin 2029
Lexo po ashtu Messi mund të fitojë Super Topin e Artë të rrallë - por vetëm në vitin 2029

Pas rivlerësimit, ata i dhanë Peles në mënyrë retrospektive shtatë Topa të Artë për gjatë viteve: 1958, 1959, 1960, 1961, 1963, 1964 dhe 1970.

Ata e bënë këtë vetëm në vitet kur një lojtar jo-evropian meritonte të fitonte çmimin. Nga ana tjetër, Diego Maradonës iu dha ky çmim dy herë, ndërsa Romario, Mario Kempes dhe Garrincha gjithashtu iu bashkuan Peles në listën e fituesve të nderit.

France Football madje shtypi një kopertinë reviste të Peles me shtatë trofetë e tij së bashku me titullin, “Pele 7 Ballon d’Ors”.

Pele konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të epokës së tij, pasi ka shënuar 77 gola për Brazilin në vetëm 92 ndeshje dhe ka fituar tre herë Kupën e Botës, në 1958, 1962 dhe 1970./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori