LAJMI I FUNDIT:

Pesë vjet e tre muaj burgim për vrasje të rëndë në tentativë në Gjakovë, në distancë prej dy metra ia shkrepi armën

Pesë vjet e tre muaj burgim për vrasje të rëndë në tentativë në Gjakovë, në distancë prej dy metra ia shkrepi armën

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit A.N., për veprën penale, “Vrasje e rëndë” në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin për media thuhet se pas shqyrtimit fillestarë, ku i pandehuri e ka pranuar fajësinë sipas akuzës, kryetari i trupit gjykues Drilon Haraçia, të akuzuarin A.N., e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej pesë vjet e tre muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 25 maj 2023.

“I pandehuri A.N., akuzohet se “më 25 maj 2023 në Gjakovë, me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin F.N., meqë djali i tij A., ditë më parë e kishte marrë për grua bashkëshorten e të pandehurit.


Ditën kritike i pandehuri ka marrë revolen e tipit Ekol Tuna të kalibrit 6.35×15 mm, ka dalë në qytet dhe me të takuar të dëmtuarin F.N., rreth orës 12:20 min i cili po vinte rrugës përballë tij me biçikletë në dorë, i pandehuri ndalet, kthehet prej tij dhe i thotë ‘ku je mar p… nënës tone’, e nxjerrë revolen nga xhepi, dhe në distancë prej 2 metra shkrep një herë në të duke e mbajte armën në dorë derisa i dëmtuari ikë dhe futet me të shpejtë në një lokal.

Më pastaj i pandehuri largohet me të shpejtësi nga aty ndërsa i dëmtuari për shkak të plagëve të marra dërgohet për ndihmë të shpejtë në spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, i cili më pas trajtimit, nga ekzaminimi mjeko-ligjor ka rezultuar me lëndime të lehta trupore dhe me lëndim të përkohshëm të shëndetit”, thuhet në njoftim.

Gjykata Themelore në Gjakovë njofton se po ashtu është konfiskuar një pistoletë gjysmë-automatike, e kalibrit 6.35×15 mm, së bashku me dy fishekë 6.35×15 mm dhe një brisk, të cilën armë ditën kritike e kishte përdorur i pandehuri, si objekte të kryerjes së veprës penale.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori