Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti të enjten në mbrëmje ka takuar ish të deleguarin amerikan për Ballkanin, Richard Grenell në kohën e administratës së Donald Trump, ndërsa kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.
E lidhur me këtë takim, sot ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili pyet pse duhet të takohen shqiptarët me Grenellin kur Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se ai nuk e përfaqëson askënd.
Grenelli një ditë më parë është dekoruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për rolin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin kyç në forcimin e lidhjeve ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë.
Lexoni të plotë postimin e Bashës:
Vuçiqi e ka nderu si argatin më t’mirë, dhe t’nesërmen e paska pritë Ali Ahmeti, ku po thotë që në këtë takim kanë fol për dialogun Prishtinë – Beograd. Pra paskan fol për bisedimet mes Përparim Ramës dhe Aleksandër Shapiçit, kryetarit të Beogradit!
Dy pyetje, pse duhet shqiptarët me bisedu me Grenellin për dialogun kur vet Shpia e Bardhë ka deklaru që ky se përfaqëson askënd, shto këtu faktin e historisë së tij për puçin në Kosovë. Ne e dimë pse e faktorizon Beogradi, por shqiptarët pse duhet me faktorizu?
Dhe e dyta, pse po bini pre e propagandës së Beogradit, sepse veç Serbia thotë dialogu Prishtinë – Beograd. Po besoj e dini që dialogu zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, e jo Prishtinës e Beogradit. Përparim Rama nuk udhëheq me dialogun, por Albin Kurti!
Për dund, nuk po arrij me i kuptu këto sjellje të shqiptarëve që takojnë njerëz që i kanë bë dëm Kosovës, por megjithatë po e di saktë pse sot jemi të coptum nëpër shtete, dhe pse kemi mbet t’varfër e t’manipuluar gjatë gjithë historisë!
Që thonë n’Amerikë, ku jeni nisë oj shqipe!. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'