LAJMI I FUNDIT:

Justin Timberlake bllokoi komentet në Instagram për shkak të librit të Britney Spears, “The Woman In Me”

Justin Timberlake bllokoi komentet në Instagram për shkak të librit të Britney Spears, “The Woman In Me”
Foto: Getty Images

Justin Timberlake i bllokoi të gjitha komentet në Instagram pasi mori reagime ndaj librit të Britney Spears, “The Woman In Me”.

Një burim tregoi për Page Six se anëtari i “NSYNC” e mori vendimin për shkak të ‘gjërave të urrejtjes, të neveritshme që njerëzit po thoshin”.


Timberlake, 42 vjeçar, është kritikuar shumë që kur këngëtarja e “Gimme More”, 41 vjeçe, hodhi disa bomba në lidhje me marrëdhënien e tyre trevjeçare, duke përfshirë se ajo kishte një abort kur ata ishin bashkë.

Foto: Wire Image

“E doja shumë Justinin. Gjithmonë kam pritur që një ditë të kemi një familje së bashku. Kjo do të ishte shumë më herët se sa e kisha parashikuar”, shkroi ajo në libër.

Britney Spears e pranon se e tradhtoi Justin Timberlake me koreografin Wade Robson
Lexo po ashtu Britney Spears e pranon se e tradhtoi Justin Timberlake me koreografin Wade Robson

“Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj”.

Foto: Getty Images

Spears gjithashtu pretendoi se Timberlake – me të cilin ajo ishte në lidhje nga viti 1999 deri në 2002 – e kishte tradhtuar atë me një grua të famshme.

Ylli i muzikës pop nuk e bëri të ditur emrin e personazhit të famshëm sepse “ajo tani është e martuar me fëmijë” dhe “nuk dëshiron që të ndihet keq”.

Foto: Getty Images

Britney mes tjerash ka folur edhe për martesat e saj të dështuara. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Vajza e ish-kryeministrit të Kosovës i jep fund beqarisë, publikohen pamjet nga ceremonia

Vajza e ish-kryeministrit të Kosovës i jep fund beqarisë, publikohen pamjet nga ceremonia

Magazina
Kush ishte këngëtari shqiptar që u vra në Shkup?

Kush ishte këngëtari shqiptar që u vra në Shkup?

Magazina
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Magazina
E shtyu gazetaren në sy të kamerave, Roza Lati jep sqarim për veprimin skandaloz në tapetin e kuq

E shtyu gazetaren në sy të kamerave, Roza Lati jep sqarim për veprimin skandaloz në tapetin e kuq

Magazina
Kalo në kategori