LAJMI I FUNDIT:

Kamberi i ftuar në “Radar”, flet për gjendjen e shqiptarëve në Luginë

Kamberi i ftuar në “Radar”, flet për gjendjen e shqiptarëve në Luginë

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini foli për gjendjen e shqiptarëve në Luginë si dhe sfidat me të cilat përballen ata.

Ai tha se shqiptarët përballen me diskriminim sistematik, i cili është vendosur nga vitet e 90-ta me ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në pushtet.

“Diskriminimi vazhdon edhe sot me trashëgimtarët e Millosheviqit. Pra, përballja jonë me pushtetin e egër të Serbisë dhe diskriminimin, nuk lë në asnjë moment hapësirë që të mendosh se mund të bëhet më mirë. Me Serbinë edhe mund të arrish marrëveshje, por problemi më i madh është se si t’i realizosh ato”, u shpreh Kamberi.


Kamberi: S’ka normalizim të raporteve Kosovë-Serbi nëse vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në Luginë
Lexo po ashtu Kamberi: S’ka normalizim të raporteve Kosovë-Serbi nëse vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në Luginë

Sipas tij, nëse bashkësia ndërkombëtare nuk ka monitorim të vazhdueshëm për respektimin e atyre marrëveshjeve që janë nënshkruar, Serbia gjithmonë gjen mënyra për t’iu shmangur obligimeve të veta.

“Duke qenë se bashkësia ndërkombëtare ka në fokus probleme më të mëdha se të drejtat e pakicave, në radhë të parë problemi i Kosovës e tash e kemi luftën në Ukrainë, të drejtat e njeriut si çështje disi është lënë anash”, tha tutje deputeti Kamberi.

Intervistën mund ta ndiqni edhe në kanalin e Radio Dukagjinit në YouTube.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori