LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri shtyhet deri në 15 nëntor

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri shtyhet deri në 15 nëntor

INSTAT thotë se nuk është pyetur ende 3% e territorit.

“Censi i popullsisë dhe banesave nuk do të mbyllet me 30 Tetor ashtu siç ishte planifikuar. INSTAT njofton se ky proces do të shyhet me dy javë për të vazhduar deri më 15 Nëntor, pasi ende rreth 3% e zonave në të gjithë vendin kanë mbetur pa numëruar”, raporton TV Klan.

Elsa Dhuli, drejtore e INSTAT: Kryesisht janë zonat e prekura nga tërmeti, ku janë kryer një sërë ndërtimesh të reja. Tirana, Durrësi, Kurbini, Kruja dhe ndonjë zonë individuale në të cilat ka distanca të larta.


INSTAT thotë se pavarësisht pjesëmarrjes së lartë në këtë proces, ka ende qytetarë që refuzojnë të regjistrohen edhe pse janë kontaktuar më shumë se tre herë nga anketuesit.

Elsa Dhuli: Vazhdojnë disa raste refuzimesh dhe për këtë arsye ne do donim përsëri t’i rikontaktonim.

Deri më tani, INSTAT thotë se nuk janë vendosur gjoba për refuzim apo deklarim të rremë të informacioneve.

Elsa Dhuli: Për të shmangur penalitetet në rastet e refuzimeve, banesave pa kontakt apo informacioneve të rreme, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij procesi.

Shtyrja me dy javë e numërimit të popullsisë dhe banesave sipas INSTAT nuk ka kosto shtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori