LAJMI I FUNDIT:

Rama publikon pamje nga projekti i rrugës “A”: Mund të vonohet, por do të realizohet

Rama publikon pamje nga projekti i rrugës “A”: Mund të vonohet, por do të realizohet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga projekti i rrugës “Jim Xhema” apo “A”, punimet e së cilës u ndaluan ditë më parë me vendim të Gjykatës Komerciale.

Rama ka thënë se kjo rrugë është ndër projektet më të rëndësishme për kryeqytetin, ndërsa ka shtuar se ajo do të reduktojë në masë të madh kolonat, kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen “Kalabria” dhe do të rrisë zhvillimin ekonomik.

Gjykata Komerciale ndalon punimet për ndërtimin e “Rrugës A”, Rama: Vendim politik i ndikuar nga LVV
Lexo po ashtu Gjykata Komerciale ndalon punimet për ndërtimin e “Rrugës A”, Rama: Vendim politik i ndikuar nga LVV

“Në videon më poshtë mund të shihni trasenë e rrugës dhe të kuptoni rëndësinë e veçantinë e kësaj rruge 6 kilometra, e cila do të lidhë lagjet ‘Kalabria’ dhe ‘Mati’ me Prishtinën e Re, duke reduktuar kështu në masë të madhe kolonat, eliminuar në tërësi kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen ‘Kalabria’ dhe rritur zhvillimin ekonomik në kryeqytet”, ka shkruar kryetari i Prishtinës në Facebook.


Andaj ai ka thënë se ndonëse mund të vonohet, “kjo rrugë do të bëhet, por do të realizohet për të mirën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prishtinës por të gjithë vendit”. /Telegrafi/