Nga: Cat Jarman / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Sipas përkufizimit, kokteji përbëhet nga një pije alkoolike e përzier me ujë, sheqer, barishte dhe erëza. Kemi konsumuar alkool për të paktën 10 mijë vjet, kryesisht si birrë, verë ose pije të tjera të fermentuara. Derisa grekët dhe romakët mund të prodhonin pije me përqindje të lartë alkooli, nuk ishin shumë efikas përkitazi me këtë, meqë ishte i rezervuar për parfume dhe qëllime mjekësore. Vetëm rreth vitit 800 pas Krishtit, kur alkimisti arab Jābir ibn Hayyān shpiku pajisjen e quajtur Alembik, procesi i distilimit u përsos. Me kalimin e viteve, shumë prej këtyre lëngjeve të reja iu dha emërtimi aqua vitae – ujë i jetës, duke përfshirë uiskin (nga galishtja uisge beatha beatha, që ka po të njëjtin kuptim si ujë i jetës) dhe akvavitin norvegjez.
Nxitja për shpikjen e koktejit ndërlidhet me koston e ulët të prodhimit të alkooleve me përqindje të lartë, nga produktet kryesore si patatet, drithërat dhe niseshteja. Në Amerikë, rumi u krijua nga melasa, një nënprodukt i industrisë së sheqerit. Por, këto pije të lira alkoolike e kishin një problem: shija ishte e tmerrshme, kështu që u shtuan aromatizuesit, si manaferrat e dëllinjës në xhin. Pijet e reja u bënë aq të njohura saqë midis viteve 1720 dhe 1751 ndodhi epidemia e xhinit në Angli.
Një paraardhës i rëndësishëm i koktejit ishte pançi i shekullit XVIII. I rrënjosur në eksploatimet koloniale britanike, kjo përzierje fillimisht kishte pesë përbërës: arrak (një pije prej sheqerit të palmës), sheqer, limon, ujë ose çaj dhe erëza. Pançi i shërbyer para darke, në tas të madh nga porcelani i importuar, u bë pija e preferuar e zotërinjve.
Origjina e emrit koktej mbetet një mister. Për herë të parë u përdor më 1798 për ta përshkruar një kalë të racës së përzier, me bisht të prerë; pija mbase e përfaqësonte një përzierje të ngjashme. Një interpretim tjetër është se kokteji – shpeshherë i pirë në mëngjes – ishte gjallërues, duke e lënë atë që e pi me metaforën e bishtit të prerë, si kali gjoja i përdredhur, ku xhenxhefili (ose, fillimisht ngjala e gjallë) futej në anusin e kalit për ta mbajtur vital kur dilte në shitje.
Pijet e tjera të përziera, shpejt u bënë trend. Ndërsa, në shekullin XIX, kokteji – kryesisht pije për burra – ishte artikulli kryesor. Me udhëtimet në distanca të gjata që reduktuan popullaritetin e tavernave dhe bujtinave tradicionale, kokteji ishte pija ideale për ambientet e nivelit të lartë, si hotelet, resortet dhe anijet me avull. Pas prohibicionit në Shtetet e Bashkuara, lozhet e koktejit dhe baret u bënë të zakonshme dhe, së shpejti, gostitë e koktejeve në shtëpi u bënë forma më e njohur e argëtimit. Një kulturë krejtësisht e re lindi, e kompletuar madje edhe me stilin e duhur të veshjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i vjetër në botë!
Disa shënime mbi traditën moderne greke
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
PARAJA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A