LAJMI I FUNDIT:

“Burri i tezës më rrahu keq” – Edona James flet mes lotësh për procedurat e ndërrimit të gjinisë

“Burri i tezës më rrahu keq” – Edona James flet mes lotësh për procedurat e ndërrimit të gjinisë

Mbrëmë (e hënë) u mbajt ‘Prime’ i radhës i edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova.

Përgjatë spektaklit fokusi ishte tek Edona James, e cila mes tjerash ka rrëfyer historinë e saj të transformimit dhe paragjykimet me të cilat hasi.

Edona zbuloi se që nga mosha 12-vjeçare ishte larguar nga shtëpia, atëherë kur edhe nisi të merrte hormone për ndërrimin e gjinisë.


Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova 2

“Jam larguar nga shtëpia në moshën 12-vjeçare, nga 12 deri në 16 vjeç nuk e kam takuar nënën, nëna e ka ditur nga fillimi që nuk kisha dëshirë të isha djalë, nëna ka menduar se do të ndryshoj kur të rritem, vëllau vishej me rroba të burrave, unë gjithmonë vishja fustane”, ka nisur tregimin e saj Edona.

“Kur jam takuar me nënën në moshën 16-vjeçare kisha marrë hormone, nga mosha 12-vjeçare nisa të marrë hormone, me hormone ndërrohet trupi dhe me 16-vjeçe kam bërë gjoksin”, ka treguar mes lotësh Edona.

Tutje, ajo rrëfeu edhe me vështirësitë që hasi në familje për ta pranuar ndryshimin e saj, duke thënë se nuk mungoi as dhuna fizike e ushtruar nga burri i tezës së saj.

“Kësulëkuqe”, Gani Gërmia debaton me Linda Halimin
Lexo po ashtu “Kësulëkuqe”, Gani Gërmia debaton me Linda Halimin

“Ju e dini si kanë qenë mentaliteti, thoshin ‘kjo burrë është si do të bëhet grua’, burri i tezes time më ka rrahur një herë shumë keq, kur më ka parë pas disa vitesh ka thënë kam hyrë në gjynah me ketë çikë, nuk mundesh të ja ndërrosh dikujt mendjen, unë këtë mendje e kam patur prej që kam lindur, kurrë nuk e kisha në mendje të isha burrë”, u shpreh Edona.

Pas rrëfimit të saj emocional, Edona mori edhe një befasi nga nëna e saj, e cila përmes një letre i tregoi se ka mbështetjen e saj të plotë në rrugëtimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori