LAJMI I FUNDIT:

“Ata lojtarë duhet të jenë kampionë, jo kandidatë për rënie” – Van Der Vaart flet për krizën e rezultateve tek Ajaxi

“Ata lojtarë duhet të jenë kampionë, jo kandidatë për rënie” – Van Der Vaart flet për krizën e rezultateve tek Ajaxi

Kampioni i shumëfishtë holandez Ajax, është duke u ballafaquar me një krizë të madhe rezultatesh në këtë edicion të ri të garave në Eredivisie.

Ajax momentalisht është në zonën e rënies dhe aktualisht është në vendin e parafundit të tabelës me pesë pikë dhe 22 pikë mbrapa liderit PSV Eindhoven.


Ish-legjenda e klubit, Rafael van der Vaart, foli me ish sulmuesin holandez Pierre van Hooijdonk në emisionin Planet Voetball ku kritikoi ashpër lojtarët e Ajax-it.

“Kam një ndjenjë që edhe ne këtu në studio mund të luanim me ta. Ky nuk është më Ajaxi që kemi njohur prej brezash. Nuk është më më i mirë se kundërshtari i tij në fushë”, ka thënë fillimisht Van der Vaart.

Ajaxi ka harruar se si fitohet - është i parafundit në renditje dhe kërcënohet me rënie nga elita
Lexo po ashtu Ajaxi ka harruar se si fitohet - është i parafundit në renditje dhe kërcënohet me rënie nga elita

“Edhe ata që janë lojtarë pak më të mirë po shkojnë drejt mesatares në këtë mjedis. Po, kjo mund t’ju tingëllojë patetike, por një Ajax si ky është një kandidat për rënie për momentin. Është e trishtueshme, por është e vërtetë”, përfundoi ai.

Ajax nuk di për fitore në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, teksa fitorja e tyre e fundit daton në muajin gusht, atëherë kur fituan si mysafir të Ludogorets në play-off të Ligës së Evropës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori