LAJMI I FUNDIT:

Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadorin Qemal Minxhozi, angazhimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej

Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadorin Qemal Minxhozi, angazhimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Mixhozi, i cili është në fund të mandatit të tij
diplomatik në vendin tonë.

Me rastin e përfundimit të mandatit të tij, ministri Sveçla e falënderoi ambasadorin Minxhozi për angazhimin e tij përgjatë viteve për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të dy
vendeve tona.


“Me këtë rast, ai vlerësoi bashkëpunimin, si dhe përkushtimin e ambasadorit Minxhozi për t’i përafruar edhe më shumë qytetarët e vendeve tona. Ministri theksoi se angazhimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej në shërbim të qytetarëve të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi e falënderoi ministrin Sveçla për angazhimin dhe gatishmërinë për të quar përpara agjenda të rëndësishme në shërbim të dy vendeve, të cilat kanë ndikuar në
cilësinë e shërbimeve dhe afrimin e mëtejmë mes qytetarëve tanë.

Ndër bashkëpunimet me rëndësi që kanë ndodhur mes dy ministrive të dy vendeve janë: Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për kalim të kufirit, hapja e pikës së përbashkët kufitare Krushevë – Shishtavec, Marrëveshja për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit, Marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori