Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar sa i përket përfaqësimit të Kosovës në “Tirana Marathon” që u mbajt dje në Tiranë.
Përmes një reagimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se vrapuesve nga Kosova nuk i është njohur përkatësia shtetërore.
“Por, përderisa të gjithë pjesëmarrësve nga vendet tjera, ju njihej përkatësia shtetërore dhe shënohej flamuri shtetëror në rezultatet e garës, fatkeqësisht kjo nuk ishte rasti me vrapuesit nga Kosova”, ka shkruar ajo.
Deputetja ka theksuar se pjesëmarrësit nga Kosova janë përfaqësuar me shenjën XK dhe jo KOS, siç është shkurtesa zyrtare dhe pranë shkurtesës nuk ka qenë flamuri i Kosovës.
“Të gjithë pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës në Maratonën e Tiranës ishin përfaqësues me shenjën XK (dhe jo KOS, sipas shkurtesës zyrtare të Kosovës) dhe pranë kësaj shkurtese nuk ishte flamuri ynë. Do të thotë, rezultati final i garës nuk mban as emrin dhe as flamurin e Kosovës, përkundër faktit që vit pas viti, numri i shtetasve të Kosovës është në rritje në vrapimin e Tiranës”, u shpreh Kusari-Lila.
Kusari-Lila ka shtuar se të njëjtin rast e kemi hasur më herët në Maqedoninë e Veriut, por gabimi ishte korrigjuar dy vite më parë, pas reagimit të vrapuesve nga Kosova.
“Se do vinte dita të mos njihej shkurtesa zyrtare dhe shënohej flamuri i Kosovës në Shqipëri, nuk do e mendoja. Duke qenë e vetëdijshme se gabimi përtej teknik, nuk ka asnjë prapavijë tjetër, lus organizatorët të ngrisin këtë çështje me kompaninë greke që administroi numrat e garës, dhe asnjëherë tjetër të mos përsëritet ky gabim”, ka shkruar ajo, duke shtuar se “Shqipëria nuk do të duhej të ishte fare në listën e shteteve që cenon përfaqësimin shtetëror të garuesve nga Kosova”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare