LAJMI I FUNDIT:

Apple mund të prezantojë në fund të muajit një model të rifreskuar të iMac me veçori 24 inç

Apple mund të prezantojë në fund të muajit një model të rifreskuar të iMac me veçori 24 inç

Mark Gurman i Bloomberg thotë se Apple po përgatitet për një lansimi produkti të fokusuar në pajisjet Mac në fund të muajit, me gjasë do të vijë një model i rifreskuar i iMac 24 inç, si pjesë e një përditësimi të vonuar harduerik.

Modeli aktual u lansua në prill të vitit 2021 dhe është i vetmi Mac i gjeneratës aktuale që ka mbetur me çipin M1, transmeton Telegrafi.


Gurman ka thënë në mënyrë të përsëritur se iMac-i i ardhshëm i Apple do të anashkalojë çipin M2 dhe në vend të tij do të pajisjet me çipin M3, por nuk specifikoi se cilin çip do të ketë pajisja e re.

Ai beson se njoftimet për Mac-in e ardhshëm do të bëhen të hënën me 30 tetor, ose të martën me 31 tetor. /Telegrafi/