LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person pa shenja jete është gjetur sot në një banesë në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç”, deklaroi ajo.

Ahmeti shtoi tutje se policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes. /Telegrafi/