LAJMI I FUNDIT:

Ismet Munishi jep dorëheqje nga pozita e trajnerit te Ferizaj

Ismet Munishi jep dorëheqje nga pozita e trajnerit te Ferizaj

Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Ferizajt.

Përkundër se ferizajasit janë një nga klubet më të organizuara në Kosovë, rezultatet nuk kanë qenë ato që janë pritur në këtë fillim edicioni në Ligën e Parë.


Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, ferizajasit zënë vendin e katërt në tabelë me 14 pikë, shtatë më pak se lideri Ulpiana që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kjo ka bërë që trajneri i deritanishëm i tyre, Ismet Munishi të jap dorëheqje pas humbjes 2-1 nga Vjosa e Shtimës të premten.

Telegrafi mëson se Munishi ka ofruar dorëheqjen e cila është pranuar nga drejtuesit e klubit.

Aventura e trajnerit prishtinas në krye të skuadrës zgjati vetëm pesë muaj, ku ai mori katër fitore, dy barazime dhe tre disfata.

Ferizaj tani do të nis negociatat me disa trajnerë, pasi qëllimi i klubit është rikthimit në elitën e futbollit kosovar nga pozita e parë në tabelë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori