LAJMI I FUNDIT:

Avokati i dytë i Trumpit pranon fajësinë për komplot rreth rezultatit zgjedhor

Avokati i dytë i Trumpit pranon fajësinë për komplot rreth rezultatit zgjedhor

Kenneth Chesebro, ish-avokati i Donald Trumpit, ish-presidentit amerikan, e ka pranuar fajësinë në një rast që lidhet me synimet për përmbysje të rezultatit zgjedhor më 2020 në Georgia.

Chesebro është personi i tretë – prej 18 të pandehurve – që e ka pranuar fajësinë, pas arritjes së një marrëveshjeje me prokurorët në qarkun Fullton.


Ai është akuzuar se i ka çuar përpara pretendimet pro-Trumpit për mashtrime zgjedhore në Georgia dhe për thirrjet që edhe shtetet tjera ta përmbysin rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale.

Në garën e atij viti, presidenti aktual amerikan, Joe Biden, e ka fituar garën kundër Trumpit.

Trump është, po ashtu, i akuzuar në këtë rast.

Ish-presidenti është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Chesebro e ka pranuar fajësinë një ditë pasi një tjetër ish-avokate e Trumpit, Sidney Powell, e ka pranuar gjithashtu fajësinë në këtë rast.

I treti është Scott Hall, i cili ka vepruar njëjtë, në fund të shtatorit. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori