LAJMI I FUNDIT:

Tre persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë, deklarohet policia

Tre persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë, deklarohet policia

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit këtë të premte, rreth orës 19:00 në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.


“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor.

Tutje ajo ka bërë të ditur se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar (të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit. /Telegrafi/