Diplomatët izraelitë, duke përfshirë ambasadoren Irit Lillian, u larguan nga Turqia pasi Tel Avivi i tërhoqi ata për shkak të shqetësimeve të supozuara të sigurisë, ndërsa vendi kryen sulme kundër palestinezëve në Gaza.
Të gjithë diplomatët izraelitë u larguan nga vendi të premten, njoftoi Agjencia e Lajmeve Ihlas (IHA), duke shtuar se Tel Avivi ka marrë vendime të ngjashme edhe për diplomatët në vendet e Lindjes së Mesme, përcjell Telegrafi.
Izraeli më parë u kërkoi qytetarëve të tij të largoheshin nga Turqia dhe tha se do të organizonte fluturime – pa pagesë – për ata që dëshironin të largoheshin.
Vitin e kaluar, pas muajsh të përmirësimit të marrëdhënieve diplomatike, Izraeli dhe Turqia njoftuan rivendosjen e plotë të marrëdhënieve dhe kthimin e ambasadorëve në të dy vendet.
Në këtë drejtim, edhe Turqia kishte emëruar një ambasador në Izrael. Një dekret presidencial në nëntor emëroi Şakir Özkan Torunlar në këtë post.
Lillian i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në dhjetor 2022, duke shënuar një epokë të re pas katër vitesh me postin pa personel.
Ndryshe, Turqia shpalli tri ditë zie pas bombardimeve të Izraelit ndaj Spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza, i cili vrau pothuajse 500 njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë të zhvendosur që kërkuan strehim në spital.
Protestat pro-palestineze kanë shpërthyer në të gjithë Turqinë dhe në pjesën tjetër të globit që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, kur Hamasi nisi një sulm të papritur në Izrael.
Grupi palestinez tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë.
Izraeli u përgjigj me operacionin kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës dhe që atëherë ka bombarduar qytetin e rrethuar pa pushim.
Gaza tashmë po përjeton një krizë të tmerrshme humanitare pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë pasi Izraeli ndërpreu qasjen për 2.3 milionë banorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZuckerberg: Biden na bënte presion që të mos publikojmë lajme rreth efekteve anësore të vaksinave kundër COVID-19
Azerbajxhani pezullon dërgimin e gazit në Serbi
Shkon virale videoja e gafës së re nga Biden për zjarret në SHBA, reagimi i Harris për mos t'u humbur
Çfarë do të thotë nocioni zjarri është nën kontroll?
Protesta kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
Scholz i Gjermanisë "paralajmëron" Trumpin pas "kërcënimit" të tij për të marrë kontrollin e Grenlandës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles