LAJMI I FUNDIT:

Alarm i rrallë nga Departamenti Amerikan: Këshillon të gjithë amerikanët jashtë shtetit “të ushtrojnë kujdes të shtuar”

Alarm i rrallë nga Departamenti Amerikan: Këshillon të gjithë amerikanët jashtë shtetit “të ushtrojnë kujdes të shtuar”

Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një paralajmërim të rrallë, mbarëbotëror të enjten për të këshilluar të gjithë qytetarët amerikanë jashtë vendit “të ushtrojnë kujdes të shtuar”.

Në këtë kontekst janë përmendur “tensionet e rritura në vende të ndryshme në mbarë botën, potencialin për sulme terroriste, demonstrata ose veprime të dhunshme kundër qytetarëve amerikanë dhe interesat”.

Alarmi vjen pasi protestat kanë shpërthyer në të gjithë Lindjen e Mesme në përgjigje të luftës Izrael-Hamas, me shumë demonstrues që synojnë komplekset diplomatike amerikane, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


SHBA dhe Britania e Madhe këshillojnë qytetarët e tyre të largohen nga Libani
Lexo po ashtu SHBA dhe Britania e Madhe këshillojnë qytetarët e tyre të largohen nga Libani

Departamenti i Shtetit ka ngritur në nivelin më të lartë këshillimin e udhëtimit për Libanin dhe Izraelin dhe ka autorizuar personelin jourgjent të qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjes që të largohen.

Departamenti i Shtetit lëshoi për herë të fundit këtë lloj alarmi në gusht të vitit 2022 pas vrasjes së liderit të al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, duke paralajmëruar se “përkrahësit e al-Kaidës, ose organizatat terroriste të lidhura me të, mund të kërkojnë të sulmojnë objektet e SHBA-së, personelit ose qytetarëve”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli godet objektivat e Hezbollahut 'thellë brenda' Libanit pas sulmit vdekjeprurës në fushën e futbollit në Lartësitë Golan

Izraeli godet objektivat e Hezbollahut 'thellë brenda' Libanit pas sulmit vdekjeprurës në fushën e futbollit në Lartësitë Golan

Botë
Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Evropa
Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Botë
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Kroacia
Zjarri më i madh në Kaliforni vazhdon të përhapet, publikohen imazhet e qytetit amerikan në flakë

Zjarri më i madh në Kaliforni vazhdon të përhapet, publikohen imazhet e qytetit amerikan në flakë

Amerika
Ushtria izraelite zbulon identitetin e fëmijëve të vrarë në sulmin e fundit nga Hezbollahu

Ushtria izraelite zbulon identitetin e fëmijëve të vrarë në sulmin e fundit nga Hezbollahu

Botë
Kalo në kategori