Edhe dy ditë deri në hapjen e panairit të bizneseve shqiptare në Austri, pjesëmarrja është e hapur për të gjithë
Këtë të shtunë në Vjenë, do të mbahet për të katërtën herë me radhë Panairi i bizneseve shqiptare në Austri.
Në këtë panair do të prezantohen bizneset e suksesshme shqiptare që veprojnë në Austri nga të gjitha fushat: ndërtimtari, arkitekturë, gastronomi, turizëm, IT, media, estetikë, automobilizëm etj. Ky panair mbledh përfaqësues të bizneseve shqiptare nga Austria, ekonomistë nga Kosova dhe shteti austriak.
Hapja e panairit do të bëhet nga Yll Blakaj, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri.
Në panair marrin pjesë ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësues nga Oda Ekonomike Austriake (ËKO), përfaqësues të organizatave ekonomike nga Kosova dhe Austria.
Në Panair prezantohen rreth 30 kompani nga Kosova, ndërsa gjatë ditës do të realizohen takime B2B mes bizneseve pjesëmarrëse.
Ai është i hapur për vizitorë: nga ora 09:00 deri në 17:00.
Pjesëmarrja e bizneseve nga Kosova mundësohet nga Germin – përmes projektit MARDI të Caritas-it Zviceran dhe Projekti Kosovo Compete – USAID. Rrjeti i Bizneseve ka mundësuar pjesëmarrjen pa pagesë në panair për kompanitë mysafire nga Kosova. Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është njëri prej eventeve kryesore të Rrjetit të Bizneseve. Çdo vit në panair janë realizuar dhjetëra marrëveshje e kontrata mes bizneseve austriake dhe atyre nga Kosova.
Ejani dhe njihuni me veprimtarinë e rreth 100 bizneseve: nga Austria, Kosova, Lugina, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.
Hyrja për vizitorë është FALAS.
Ndryshe Telegrafi do të jetë pjesë e këtij panairi dhe do të përcjellë gjitha aktivitetet e kësaj ngjarje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës