LAJMI I FUNDIT:

Një serb gjendet i vdekur në Leposaviq

Një serb gjendet i vdekur në Leposaviq

Një person 64 vjeçar, i nacionalitetit serb, është gjetur i vdekur në Brezancë, Leposaviq.

Autoritetet dyshojnë se viktima mund të ketë jetuar i vetëm, dhe vdekja e tij ka ndodhur si rezultat i një aksidenti.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili ka theksuar se rasti është ende nën hetim.

Po ashtu, dyshohet se viktima mund të ketë qenë i vdekur për disa ditë para zbulimit të trupit të tij.

“Është një vdekje që trajtohet si e dyshimtë, por dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga lëndimet e marra nga drunjtë që kanë rënë mbi trupin e tij, ndoshta aksidentalisht. Megjithatë, kjo do të konfirmohet nga Mjekësia Ligjore,” ka thënë Elshani.