LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Brendshëm i Francës akuzon Benzemën për lidhjet e tij me një grup terrorist

Ministri i Brendshëm i Francës akuzon Benzemën për lidhjet e tij me një grup terrorist

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin ka akuzuar rëndë sulmuesi Karim Benzema për lidhje me “Vëllazërinë Myslimane”, grup të cilin ai e ka cilësuar si terrorist.

Sulmuesi i Al-Ittihad kërkoi pak ditë më parë në rrjetet e tij sociale që Izraeli të ndalojë bombardimet ndaj grave dhe fëmijëve në Gaza.

“Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës që janë sërish viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë gratë dhe fëmijët”, ka shkruar futbollisti francez.


David ‘Dudu’ Aouate, një ish-futbollist që erdhi në radhët e Racing Santander, Deportivo la Coruna dhe Mallorca, ekipi në të cilin ai doli në pension, u përgjigj duke fyer Karim Benzema në Tëitter në pesë gjuhë me “ti je një bir kurve…”.

Debati dhe polemikat rreth Benzemës kanë lindur si pasojë e vrasjes së një mësuesi të frëngjishtes jashtë shkollës së tij në periferi të Parisit, që ka tronditur Francën. Ai është konsideruar si një sulm terrorist, por nuk ka pasur asnjë reagim nga sulmuesi dhe as nga viktimat civile të Izraelit.

Alarmi për terrorizëm në Francë është ngritur ditët e fundit dhe ka shumë tensione si pasojë e konfliktit në Gaza. Sot Versaja është mbyllur sërish për shkak të një kërcënimi me bombë dhe shoqëria franceze është shumë e ndjeshme ndaj ngjarjeve të fundit.

Megjithatë, fjalët e ministrave për Benzemën, nuk kanë pasur shumë jehonë në Francë dhe ka qenë në Spanjë ku kanë pasur realisht ndikimin më të madh.

Gerald Darmanin, në fakt, nuk ka qenë shumë i qartë në argumentin e tij kundër lojtarit pasi ai nuk ka ofruar asnjë provë dhe mediat ende po përpiqen të konstatojnë nëse lojtari ka lidhje me terrorizmin.

“Ne kemi mbyllur më shumë se 1100 qendra islamike dhe po i referohem konkretisht zotit Karim Benzema i cili ka lidhje famëkeqe, siç e dimë të gjithë, me Vëllazërinë Myslimane”.

“Ne sulmojmë një organizatë që është Vëllazëria Myslimane që gjeneron një atmosferë xhihadiste”, ka akuzuar rëndë ministri i Brendshëm i Francës, Darmanin, për ish-lojtarin e Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Ligat tjera
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori