LAJMI I FUNDIT:

Këshilltarja e Ramës: Nuk është aspak e pamundur që Macron mund të kërkojë anulimin e vizave për Kosovën

Këshilltarja e Ramës: Nuk është aspak e pamundur që Macron mund të kërkojë anulimin e vizave për Kosovën

Këshilltarja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, Odeta Barbullushi komentoi deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron nga Tirana, ku njoftoi se vendi i tij mund të pezullojë procedurën që parashikon lëvizjes e lirë të shtetasve të Kosovës në Evropë, nga 1 janari i 2024-ës.

“Dua ta them një gjë shumë qartë. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Për sa i përket Francës, ato (vizat) janë hequr sepse Franca e mban premtimin e dhënë. Ndërsa fjala sot nuk po mbahet”, ishte deklarata e Macron për të cilën Barbullushi nënvizoi se ishte “presion shumë i qartë e sinjal politik i fortë” i dhënë nga kreu i Elizesë.

Ajo më tej shpjegoi edhe rrugët teknike që presidenti francez Emmanuel Macron do t’i duhet të ndjekë për të pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Osmani: Institucionet franceze na kanë njoftuar se procesi i liberalizimit të vizave nuk është pezulluar
Lexo po ashtu Osmani: Institucionet franceze na kanë njoftuar se procesi i liberalizimit të vizave nuk është pezulluar

“Përkthimi më i saktë i asaj çfarë tha Presidenti francez ishte politika e kushtëzimit. Që të dy vendet kanë marrë angazhime të cilave duhet tu përmbahen. Dhe çdo premtimi që BE u ka dhënë, sidomos me liberalizimin e vizave është e kushtëzuar me plotësimin e këtyre angazhimeve”, deklaroi barbalushi në A2 CNN.

Spahiu: Deklarata e Macronit, paralajmërim për Kosovën
Lexo po ashtu Spahiu: Deklarata e Macronit, paralajmërim për Kosovën

“Nga ana teknike liberalizimi i vizave është një vendim i marrë që pritet të vihet përfundimisht në jetë në janar të vitit që vjen. Sigurisht ka pasur dhe raste të mëparshme, dhe nuk është aspak e pamundur të thuash që një vend anëtar mund ta kërkojë këtë [anulimin e vizave]. Fillimisht kërkesa duhet të kalojë në Komisionin Europian. Të merren parasysh arsyet e dhëna nga vendi anëtar për kërkesën për pezullim të vizave, ose vendimit të vizave për një vend, por më pas do të shkojë kërkesa në Këshillin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Kjo është ana teknike“, deklaroi tutje Barballushi.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

Siguri

"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova

Lajme
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Drejtësi
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Lajme
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

Lajme
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Lajme
Kalo në kategori