LAJMI I FUNDIT:

Spahiu: Deklarata e Macronit, paralajmërim për Kosovën

Spahiu: Deklarata e Macronit, paralajmërim për Kosovën

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, ka theksuar se deklarata e sotme e presidentit francez, Emanuel Macron rreth liberalizimit të vizave, e cila për shkak të përkthimit u interpretua si pezullim i procesit, nuk është një kërcënim, por është paralajmërim për Kosovën.

“Mendoj se të gjitha këto elemente  së bashku u bënë pas një deklarate e cila krijoi paqartësi dhe u diskutua gjatë tërë ditës duke filluar nga gjuha e përdorur e presidentit francez deri te sqarimi nga kabineti i tij në pasditen e sotme. Sidoqoftë duhet kuptuar që kjo është një vërejtje, nuk do ta quaja kërcënim. Është një paralajmërim që i bëhet Kosovës sidomos qeverisë së saj”, tha Spahiu në RTK.

Ai tha se në deklaratën e Macronit nuk ishte problemi vetëm te përkthimi.


“Përkthimi ishte në atë aspektin se nuk u tha nga Macron që Franca definitivisht është kundër liberalizimit të vizave, por ajo mund të vihet në pikëpyetje në qoftë se nuk e mban fjalën qeveria kosovare. Tani se për çfarë e kishte fjalën ai është një çështje që duhet diskutuar”.

“Çfarë i është premtuar dhe çfarë nuk është bërë. Është një paralajmërim se tani Bashkimi Evropian do të jetë më aktiv, shumë i ashpër në vazhdimin e dialogut dhe kërkesat sidomos për formimin e Asociacionit do të jenë më të drejtpërdrejta dhe më të vendosura”, ka shtuar Spahiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori