Përderisa sot në Tiranë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën, njohësi i politikës vendore, Gazmir Raci tha se kjo mund të jetë vetëm një presion politik.
Raci në një prononcim për Telegrafin tha se këto qëndrime janë kontradiktore nga ajo që u diskutua të hënën në Samitin e Berlinit.
“Mendoj që është qëndrim kontradiktor me Samitin e procesit të Berlinit, që u mbajt dje në Tiranë. Në Tiranë u fol për bisedime evropiane për Ballkanin Perëndimor ku bën pjesë dhe Kosova. Nga aspekti juridik e kam të paqartë se si mund të përfundohet një vendim i tillë kur për vizat janë nxjerr rregullore. Ka shumë paqartësi. Ka mundësi që kjo të jetë një presion politik, për shkak se të shtunën do të vijnë emisarët për dialogun e Brukselit. Ndoshta Macron e ka përdor një metodologji të tij të punës për të bërë presion politik, publik ndaj Kosovës e që për mendimin tim është e habitshme, sepse më 24 shtator Kosova përjetoi një sulm terrorist nga ana e Serbisë”, ka thënë Raci.
Sipas tij, vizita që ia bëri presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të hënën Pekinit, është e pakuptueshme. Ai tha se “Vuçiqi do duhej të ishte në Samitin e Berlinit në Tiranë”.
“E Serbia në asnjë moment nuk ndëshkohet e as nuk qortohet, e në anën tjetër presidenti Vuçiq në vend që të ishte në Samitin e Berlinit ka shkuar në Pekin. Ka shumë paqartësi në këtë drejtim”, ka thënë Raci.
Ai po ashtu tha se Franca nuk mundet t’i suspendoj vizat për Kosovën.
Njohësi i politikës vendore u shpreh se nuk është koha për panik pasi siç theksoi ai liberalizimi nuk ka filluar.
“Mundet vetëm ta inicioj një gjë të tillë në muajin mars 2024 dhe atë për shkelje të rregullave të Schengen e JO për qejfe politike. Nuk është koha për panik sepse liberalizimi nuk ka filluar. Pasi që fillon shtetet anëtare mund të inicojnë pezullim të liberalizimin pas një vlerësimi profesional se a janë respektuar kushtet ose jo nga shteti përfitues. BE-ja mund të pezullojë heqjen e vizave ose marrëveshjet për lehtësimin e vizave nëse shkelen kushtet e marrëveshjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A