LAJMI I FUNDIT:

Gjykata liron nga paraburgimi të dyshuarin për vrasjen e Triumf Rizës, ishte 15 vite në arrati

Gjykata liron nga paraburgimi të dyshuarin për vrasjen e Triumf Rizës, ishte 15 vite në arrati

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë një vendim në rastin e të akuzuarit Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën “Liza”.

Ai është i përfshirë në vrasjen e policit Triumf Riza në vitin 2007 e njihet edhe si bashkëpunëtor i Enver Sekiraqës në kohën kur ndodhi tragjedia.


Në seancën e sotme, gjykata ka vendosur për lirimin e tij nga paraburgimi.

Kjo masë është zëvendësuar me masën e dorëzanisë, me propozim të avokatit të të pandehurit.

Po ashtu, sipas vendimit të gjykatës që ka siguruar Paparaci, i pandehuri obligohet që në emër të dorëzanisë të deponojë në arkën e kësaj gjykate shumën prej 100 mijë eurove.

Gjithashtu, paralajmërohet se i pandehuri do të paraburgoset dhe dorëzania do të hiqet nëse pas thirrjes me rregull nuk paraqitet dhe mungesën nuk e arsyeton, nëse përgatitet të ikë ose kur gjatë kohës sa është në liri paraqiten arsye të tjera ligjore në paraburgimin e tij.

Kujtojmë se “Liza” për 15 vite i është shmangur drejtësisë.

Që nga rasti tragjik, ai ka qenë në arrati, për t’u arrestuar më pas në korrik të këtij viti në Batllavë të Podujevës.

Rrahim Abdullahu, Ilir Abdullahu, Fitim Avdiun dhe Arben Berishën janë katër personat që dyshohet të kenë privuar nga jeta policin Triumf Riza më 30 gusht 2007 në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
LDK e AAK i bënë

LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu

Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Kalo në kategori