LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: Në Samit u diskutua sulmi terrorist në Banjskë, nuk mund të japë detaje

Abazoviq: Në Samit u diskutua sulmi terrorist në Banjskë, nuk mund të japë detaje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se sulmi terrorist i sponzorizuar nga Serbia në veri të Kosovës është diskutuar në takimin joformal të liderëve në Samitin e Procesit të Berlinit.

Ai para mediave, pasi u nënshkrua marrëveshja për njohjen e disa profesioneve të reja mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, tha se dënon secilin që bënë aktivitete kriminale në rajon.

“Në takimin jo formal është diskutua ajo çështje(sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit), por tash nuk mundem me tregu detajet. Secili ka tregu qëndrimet e veta. Qëndrimi im për këtë është shumë i qartë. Secili që bënë aktivitete kriminale duhet të dënohet ashpër. Po ashtu bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë përgjegjësinë e vet për këtë gjë që ndodhi më veri, por edhe më Bosnjë dhe gjithë Ballkanin”, tha ai.


Megjithatë nuk dha një përgjigje të qartë nëse Serbia duhet të sanksionohet nga BE-ja për këtë rast.

“Kjo është përmendur gjatë bisedës. Problemi i shteteve të Ballkanit është se ne vetëm mundemi me përcjellë rregullat që i sjellin të tjerët. Kjo është pyetje për njerëzit në Bruksel”, tha ai.

Ai nënvizoi se Ballkani Perëndimor duhet me qenë i kujdesshëm që politikat pro ruse mos të jenë të pranishmë në rajon.

Derisa nënvizoi se nuk mendon se Ballkani Perëndimor është në prag të ndonjë konflikti të ri.

“Ne duhet me qenë të kujdesshëm. Nuk duhet që politikat pro ruse të bëhen dominuese në rajon. Duhet me bërë çmos që politikët pro evropiane të jenë domuniuese. Nuk mendoj se në prag të ndonjë konflikti në rajon” , tha ai.

Në anën tjetër, Abazoviq e vlerësoi kryeministrin Edi Rama për organizimin e sotëm të Samitit të Berlinit

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori