LAJMI I FUNDIT:

Dugolli: Serbia nuk mund të shihet njëjtë në skenën politike pas sulmit në Banjskë

Dugolli: Serbia nuk mund të shihet njëjtë në skenën politike pas sulmit në Banjskë

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Bujar Dugolli ka thënë se Serbia nuk mund të shihet njëjtë në skenën politike pas asaj që ndodhi më 24 shtator ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se me anë të këtij sulmi, Serbia dëshmoi që nuk ka hequr dorë nga e kaluara.

“Ajo që ndodhi më 24 shtator ishte sjellje e paprecedentë e Serbisë kundër integritetit territorial të Kosovës. Kemi të bëjmë me një shtet e cila nuk ka hequr dorë nga e kaluara, ajo që ndodhi ishte argumenti më i madh”, ka thënë Dugolli.


Dugolli ka thënë se pala e Serbisë në vazhdimësi po kërcënon Kosovën.

Sipas tij, rrjedha ka ndryshuar sepse nuk mund të flitet më si para 24 shtatorit si pas asaj date, sepse ka të bëjë me çështje të sigurisë jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit.

Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës thotë se zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Ohër duhet të bëhen dokument i OKB-së.

Ai thotë se masat që ishin vendosur Kosovës pas 24 shtatorit nuk kanë më kuptim.

“Masat na janë vendosur për shkak të vendosjes së policisë në veri. Po të mos ishin njësitë speciale do të kishim një invazion të hapur të Serbisë”, ka deklaruar tutje Dugolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori