LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet për dhunimin e 10-vjeçares në Gjakovë, Gjykata cakton masën e paraburgimit për nënën dhe një person të dyshuar

Dyshimet për dhunimin e 10-vjeçares në Gjakovë, Gjykata cakton masën e paraburgimit për nënën dhe një person të dyshuar

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit me inicialet Y.V., i cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht një 10-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.


Gjithashtu, Muqaj njoftoi se edhe nënës së 10-vjeçares është caktuar masa e paraburgimit prej një muajsh, për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Të dyshuarit me inicialet Y.V i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale ‘dhunim’. Edhe të ëmës së viktimës V.H., i është caktuar një muaj paraburgim për veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’. Të dy të paraburgosurit janë nga Gjakova”, është shprehur ai.

Dyshohet se u dhunua një 10- vjeçare në Gjakovë, arrestohen dy persona
Lexo po ashtu Dyshohet se u dhunua një 10- vjeçare në Gjakovë, arrestohen dy persona

Ndryshe, Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një 10 vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht.

“Më datën 13.10.2023 rreth orës 09:00 viktima, femër (fëmijë), gjatë dëgjimit policor në prezencën e akterëve të nevojshëm ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull të moshës madhore, mbi dyshimin se janë të përfshirë në rast”, ka konfirmuar Policia e Kosovës. /Telegrafi/