LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Ballkani nuk ka nevojë për simbolikë, por për vendim konkret

Pendarovski: Ballkani nuk ka nevojë për simbolikë, por për vendim konkret

Lufta në Ukrainë i solli Europës kontekst të ri gjeopolitik dhe të sigurisë, pas çka pas shumë vitesh zgjerimi u vu sërish u kthye në krye të agjendës, por në mënyrë të papritur u shpreh presidenti Stevo Pendarovski, duke folur në konferencën e lidershipit ballkanik me temën “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE – Sfidat dhe perspektivat”.

Sipas tij, dhënia e statusit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, u bë në kohë kur nuk ka përparim në bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi dhe kur ka rrezik që skriningu me Maqedoninë e Veriut të përfundojë para se të nisin bisedimet.

“Është e padiskutueshme që statusi kandidat i jep mbështetje simbolike Ukrainës dhe Moldavisë në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë dhe kjo është mirë, por Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për simbolikë politike, por për një vendim konkret politik. Për më tepër, duke i bazuar vendimet e tij mbi Ukrainën dhe Moldavinë në baza gjeopolitike dhe jo në axhendën tradicionale të reformave dhe performancës, Bashkimi Evropian ka filluar t’i ngjajë aleancës së NATO-s.”- deklaroi Stevo Pendarovski.


“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pa përjashtim, bashkë të kërkojmë nga BE qasje në tregun e përbashkët dhe fondet strukturore të Unionit, jo si alternativë të anëtarësimit të plotë por si një hap i mesëm që në mënyrë shtesë do të na përgatisë për integrim të plotë.”- deklaroi Branko Cërvenkovski, ish-president dhe ish-kryeministër i RMV-së.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu, tha se përpara se të flitet për integrimin, duhet që Ballkani Perëndimor të bëhet më i sigurt. Shprehu shqetësimin për, siç tha, pasigurinë e krijuar në vazhdimësi në këto vise. Këtë e lidhi me sulmin terrorist në Banjskë në veri të Kosovës.

Alfred Mojsiu, ish president i Shqipërisë
“Jo vetëm që plasi por ndodhën disa gjëra, për mua çuditërisht të pakuptueshme, kur Beogradi, që të paktën formalisht është dukur sikur po kujdesej që problemi mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidheshin paqësisht dhe drejtësisht, po mban një qëndrim shumë shqetësues. Ngjarje që na tronditi të gjithëve, jo vetëm që nuk u dënua nga drejtuesit e Serbisë, por u shpall edhe ditë zie për ata që u vranë, që me të drejtë nga Kosova dhe BE-ja, u quajtën terroristë.”- deklaroi Branko Cërvenkovski, ish-president dhe ish-kryeministër i RMV-së.

Në konferencën e lidershipit ballkanik folën edhe shumë liderë të tjerë shtetesh dhe përfaqësues të ndryshëm. Konferenca u organizua nga Klubi i Podgoricës dhe Federata Universale e Paqes.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori