LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Lipjan, sulmoi fizikisht vajzën me të cilën ishte duke bashkëjetuar

Arrestohet një person në Lipjan, sulmoi fizikisht vajzën me të cilën ishte duke bashkëjetuar
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në Lipjan.

Policia njofton se një person ka sulmuar fizikisht femrën me të cilën ishte duke bashkëjetuar, transmeton Telegrafi.


“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Telegrafi/