LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja tragjike në Obiliq, policia njofton se katërvjeçari u gjet pa shenja jete në lumin Llap

Ngjarja tragjike në Obiliq, policia njofton se katërvjeçari u gjet pa shenja jete në lumin Llap

Një fëmijë ka humbur jetën ditën e premte në Obiliq, pasi siç njoftoi policia ai kishte rënë në lumë.

Në raportin 24-orësh, policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë duke njoftuar se viktima është gjetur në lumin Llap rreth orës 20:30.

“Fsh.Raskovë-Obiliq,13.10.2023-18:15. Është pranuar informata lidhur me dyshimet për rënien në lumë të një fëmije rreth katër vjeçar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat kanë marrë të gjitha veprimet e mundshme për të gjetur fëmijën. Janë informuar institucionet përkatëse, si njësitë brenda policisë për kërkim shpëtim, FSK dhe në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ndihma e shpejtë. Rreth orës 20:30 në lumin Llap është gjetur viktima pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion”, bëhet e ditur në raportin e policisë.


Ngjarje e rëndë në Obiliq, 5-vjeçari gjendet i vdekur në lumë
Lexo po ashtu Ngjarje e rëndë në Obiliq, 5-vjeçari gjendet i vdekur në lumë

Ndryshe, edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim kishte njoftuar për ngjarjen e rëndë.

“Pas një alarmi të marrë për zhdukjen e një fëmije 4-vjeçar në Raskov të Komunës së Obiliqit, pjesëtarët e shoqatës u aktivizuan në kohë rekorde. Pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe bashkëfshatarët u bë e mundur gjetja e fëmijës 4-vjeçar, por fatkeqësisht pa shenja të jetës. Ngushëllime familjes dhe fshatit Raskov për këtë humbje të madhe”, njofton shoqata./Telegrafi/