LAJMI I FUNDIT:

 “Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë” “Duhet siguruar që nuk do të ketë përhapje të dhunës” – çka u tha në takimin e senatorëve me Osmanin e Kurtin

 “Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë” “Duhet siguruar që nuk do të ketë përhapje të dhunës” – çka u tha në takimin e senatorëve me Osmanin e Kurtin

Dy senatorë amerikanë të premten qëndruan për vizitë në Kosovë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch për tu njoftuar për së afërmi me situatën pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh më 24 shtator.

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, në një konferencë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani tha se është shumë e rëndësishme që përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit duhet të japin llogari dhe për këtë tha se shpreson që Serbia do të bashkëpunojë.

“E dimë që është shumë shqetësuese ngjarja në veri. Është shumë e rëndësishme që përgjegjësit për 24 shtatorin të japin llogari dhe shpresojmë që Serbia do të bashkëpunojë”, tha ajo, gjersa vlerësoi si pozitive rritjen e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, raporton Telegrafi.


Më tej, senatorja amerikane tha se derisa i shohim sfidat tjera në Ukrainë, Lindje të Mesme, duhet të kuptohet se konfliktet dhe dhuna nuk janë zgjidhje.

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen

“E rëndësishme që të bëjmë krejt çfarë të mundemi për një zgjidhje paqësore në këtë rajon për të siguruar që të mos ketë përhapje të dhunës dhe konfliktit nga ky rajon”, tha senatorja.

“Jemi këtu për të mbështetur Kosovën… Një shtet që SHBA me shumë krenari e ka mbështetur përgjatë viteve… ne i kemi vlerat e njëjta dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë përkrah juve”, tha ajo.

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen edhe pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media.

Ndërkaq, e para e shtetit, Vjosa Osmani Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se me dy senatorët amerikanë kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri, transmeton Telegrafi.

“Çdo vizitë e zyrtarëve nga SHBA është një dritare e re për avancimin, konkretizimin të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Senatorë dua të ju falënderoj për mbështetjen dhe angazhimin për të ndihmuar vendin tonë, rajonin tonë, dhe për të krijuar stabilitet. Natyrshëm që biseda jonë u përqendrua për zhvillimet e fundit në vend, në veçanti në aktin terrorist kundër Kosovës të organizuar dhe sponsorizuar  nga Serbia dhe të kryer nga grupe terroriste”, është shprehur ajo.

“Senatorët i informova për rrjedhën e ngjarjes, për dëshmitë e siguruara nga institucionet tona dhe si dhe hapat që Kosova në koordinim me partnerët e saj që po ndërmerrë për të tejkaluara sfidat e sigurisë. Synimet e këqija të Serbisë nuk mjaftohen vetëm me Kosovën, por janë paralajmërim i qartë se Serbia duke shërbyer si satelit i Rusisë, ka për qëllim të destabilizojë tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shtoi ajo.

Tutje, ajo tha se “regjimi i Vuçiqit jo që nuk distancohet nga veprimet terroriste, por ka vendosur që të ju ofrojë mbrojtje”.

“Serbia të mbahet përgjegjëse, t’i dorëzojë terroristët në Kosovë. Do të kërkojmë drejtësi për heroin Afrim Bunjaku. Republika e Kosovës është e palëkundur”.

Ndërkaq, pas takimit të senatorëve me kryeministrin Albin Kurti, ky i fundit tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me senatoren Jeanne Shaheen

“Falënderoj për mbështetjen e fortë për Kosovën, veçanërisht pas sulmit terrorist. Siguria e Kosovës është tema kryesore e bisedave tonë, prezantova informatat mbi sulmin e 24 shtator ku u vra heroi ynë, Afrim Bunjaku. Përfshirja e Serbisë ka ndodhur të paktën në katër shtresa. Kemi dëshmi që edhe kemi shkëmbyer me partnerët tanë, që plani ka qenë për aneksimin e veriut, përmes sulmeve të koordinuara”, tha ai.

Kryeministri tha tutje se duhet parandaluar sulmet e mundshme nga Serbia.

“Institucionet e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur rrezik për sulme nga Serbia. Unë jam kryeministër i të gjitha komuniteteve, të gjitha përpjekjet për destabilizim duhet të ndërpritet, duhet të mbahet përgjegjëse Serbia”, tha ai.

Si përfundim, Kurti tha se nuk mund të vazhdohet dialogu sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Serbia duhet të dënohet çdo shkelje e marrëveshjes bazë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori