LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket me stil në një fustan me kuadrate ndërsa merr pjesë në një ekspozitë në Londër

Rita Ora duket me stil në një fustan me kuadrate ndërsa merr pjesë në një ekspozitë në Londër

Rita Ora dukej elegante e veshur me një fustan me kuadrate bardh e zi të enjten në ekspozitën e Sarah Lucus, “Happy Gas” në restorantin “St.John Smithfield”.

Këngëtarja 32 vjeçe, veshi një fustan elegant dhe iu bashkua Leomie Anderson, 30 vjeçe, për këtë event, shkruan DailyMail.


Të famshëm të shumtë u panë në mbrëmjen e ekspozitës së artit të Sarah Lucus, 60 vjeç, e cila sponsorizohet nga “Burberry”.

Rita shpërfaqi elegancën në fustanin me jakë me zinxhir, të cilin e kombinoi me çizme të gjata deri tek gjuri dhe kishte një makijazh të animuar për sytë.

Ajo kishte me vete një çantë të purpurt teksa argëtohej në praninë e plot njerëzve të famshëm.

Gjithashtu i pranishëm në ngjarje u pa ylli i “Top Boy”, Michael Ward, i cili ishte veshur ngjashëm si Ritës.

Dyshja pozuan për një fotografi të përbashkët brenda restorantit luksoz dhe dukej se ishin në humor të mirë.

Rita ka zbuluar së fundmi se i është dashur të tërhiqet nga disa nga episodet e ardhshme të “The Masked Singer” për shkak të angazhimeve të tjera në punë.

Kanali televiziv ITV ka arritur të sigurojë disa personazhe të tjerë për ta zëvendësuar yllin shqiptaro-britanik.

Jennifer Saunders, 65 vjeçe, do të shfaqet së bashku me Jonathan Ross, Davina McCall dhe Mo Gilligan.

Një burim i tha The Sun se të gjithë po presin me padurim episodin e Jenniferit.

“Jennifer po plotëson panelin vetëm një shfaqje, por të gjithë të përfshirë janë vërtet të emocionuar për të”.

“Ajo është një thesar kombëtar dhe me siguri do të kënaqet me shikuesit”, tha burimi.

Mesa duket mungesa e Ritës është e përkohshme dhe ajo do të rikthehet për episodin tjetër.

Shfaqja është një pjesë e madhe e jetës së Ritës, por orari i saj i ngjeshur do të thotë se ajo do të humbasë disa shfaqje në seritë e ardhshme.

“Xhirimet e pjesës së re fillojnë në javët e ardhshme dhe Rita do të jetë aty kur të jetë e mundur”, tha një burim për The Sun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
“Kisha trupin e nxirë” - Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

“Kisha trupin e nxirë” - Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Kalo në kategori