Ishte ndër femrat e para të muzikës hip-hop në skenën vendore, dhe që me debutimin e saj në muzikë kishte goditur fortë te adhuruesit e rap-it. Mirëpo karriera e saj në muzikë qe jetëshkurtër. Përkundër vrullit që pati në nisje, MC Mimo e la karrierën pas vetëm dy vitesh nga koha kur filloi.
Rap-artistja, emri i vërtetë i së cilës është Mimoza Abdullahi, është rikthyer së fundmi pas shumë vitesh në muzikë, fillimisht me një ‘freestyle’ dhe tani me një këngë të re të titulluar “Hala”.
Në një intervistë për Telegrafin, MC Mimo vjen për të rrëfyer se si ka qenë jeta e saj në gjithë këto vite, cilat janë planet e saj në karrierë dhe se a është ende “çikë me taktikë” siç thoshte dikur në këngën e saj hit, “Na Jem”.
Telegrafi: MC Mimo, i jeni rikthyer muzikës pas një kohe të gjatë. Na trego pak ku ke qenë gjithë këto vite dhe pse nuk je marrë me muzikë?
MC Mimo: Arsyeja për largimin nga muzika ka qenë fmitë e mi. Unë jam bërë nënë në moshë shumë të re dhe kam dashur të jem pjesë e jetës së tyre në çdo fazë që kanë pasur. Tani që më janë bërë adoleshentë, kam gjetur kohë për veten time dhe thashë pse mos të provoj pasionin që kam.
Telegrafi: “Hala” titullohet projekti juaj më i ri muzikor. Na fol pak më shumë rreth kësaj kënge dhe pse pikërisht e titulluat “Hala”?
MC Mimo: Është titulluar “Hala” për shkak që “hala unë jam çikë me taktikë, hala jom ‘bad’, hala t’u repit” (qesh). Veç për të treguar që hala këtu jam.
Telegrafi: A është ky një paralajmërim për rikthim me kohë të plotë në muzikë? A planifikoni të publikoni edhe këngë të tjera?
MC Mimo: Muzika për mua prej fillimit ka qenë më shumë pasion se profesion. Unë ende kam familjen time dhe punën time primare, ndërsa me muzikë merrem kurdo që kemi kohë, unë dhe menaxheri im, Ardiani. Kemi në plan disa këngë të perfunduara që do ti lansojmë, por të gjitha këto në kohën e vet.
Telegrafi: “Na jem” ka qenë dikur një hit i padiskutueshëm. Si ndjeheni kur shihni që kjo këngë vazhdon të dëgjohet edhe sot?
MC Mimo: Kënga “Na jem” është ‘Evergreen’ që nuk plaket asnjëherë edhe gjithmone ka me qenë në top.
Telegrafi: Çfarë mendimi ke sot për estradën dhe sa ka ndryshuar nga koha kur ti e nise karrierën në hip-hop?
MC Mimo: Nuk është që kam ndonjë mendim specifik. Hip-hopi gjatë viteve ka ndryshuar prej ‘old school (shkollë e vjetër)’ në ‘new school (shkollë e re)’. Estrada jonë vetëm po ecë me kohën.
Telegrafi: Çfarë mendimi ke për femrat tjera në hip-hop dhe me kë do dëshiroje një bashkëpunim?
MC Mimo: Femrat tona janë më të mirat që ekzistojne. Jua dua shumë muzikën edhe frymën të cilën e sjellin. Secila është e veantë në mënyrën e vet. Përveç me Dafinën, s’e shoh vetën për momentin që do kisha pasur qejf të bëj një bashkëpunim, por edhe ky mendim mund të ndryshojë me kohë. Nuk i dihet.
Telegrafi: Me çfarë jeni marrë gjatë gjithë këtyre viteve sa keni qenë larg muzikës?
MC Mimo: Gjatë gjithë këto vite të mos-prezencës time në muzikë jam marrë me familjen, me punë dhe me veten time.
Telegrafi: Mimoza, faleminderit shumë për intervistën. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit?
MC Mimo: Faleminderit edhe juve që keni shprehur interesim të më keni pjesë të platformës tuaj. Mesazhi im për lexuesit është “jini gjithmone vetvetja, origjinali është më i mirë se kopja”. Ndiqni endrrat tuaja edhe mos e lejoni askënd të ju bind që nuk mund të arrini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje