Ai na mungon neve gjithmonë – Rodrigo De Paul me fjalë të mëdha për Lionel Messin
Rodrigo De Paul ka pranuar se Argjentinës gjithmonë i mungon Lionel Messi kur ai nuk është në dispozicion për lojë dhe ka thënë se gjithçka është gjithmonë më mirë kur ai nuk ka lëndime.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë luajti nuk luajti në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 me Bolivinë në shtator, pasi po vuante nga një lëndim.
Ky lëndim bëri që ai të merrte vetëm 72 minuta lojë për Inter Miami në MLS përpara se të grumbullohej me Argjentinën edhe një herë.
Messi u la në stol për 53 minuta në takimin me Paraguajin, por bëri një paraqitje mbresëlënëse teksa goditi shtyllën në dy raste por edhe pati një përleshje të vogël me Antonio Sanabrian , i cili e pështyu argjentinasin.
De Paul, i cili është një mik i ngushtë i Messit dhe shprehet i kënaqur që ka atë përkrah tij, duke treguar për TyC Sports se si 36-vjeçari e bën jetën më të lehtë për të gjithë kur është në fushë.
“Megjithëse ne luajmë në një nivel shumë të lartë, gjithmonë na mungon, ne duam ta kemi gjithmonë në ekip. Shpresoj që ai të kthehet në ndeshjen tjetër sepse me të gjithçka është gjithmonë më mirë. Për mua është kënaqësi të kthehem dhe ta shoh atë në fushë”, ka thënë De Paul.
Argjentina, e cila qëndron në krye të tabelës së kualifikimeve të CONMEBOL pasi ka marrë pikët maksimale nga tre ndeshje kualifikuese deri më tani, do të rikthehet në aksion të martën e ardhshme kundër Perusë, por ende nuk është përcaktuar nëse Messi do të jetë plotësisht i gatshëm për ta nisur nga fillimi këtë sfidë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251