LAJMI I FUNDIT:

Shkaktoi aksidentin në digën e Liqenit të Tiranës, Emiljano Nina: Kisha pirë azot, po lëvizja me 180 km/h

Shkaktoi aksidentin në digën e Liqenit të Tiranës, Emiljano Nina: Kisha pirë azot, po lëvizja me 180 km/h

Emiljano Nina, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e frikshëm, një muaj më parë në digën e Liqenit Artificial në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij të parë para policisë në lidhje me ngjarjen.

Nina, i cili është kushëriri i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, deklaroi se kishte pirë azot, dhe se me automjetin tip “BMW X6”, po qarkullonte me shpejtësi 180 km/h.

“Kisha pirë azot dhe po lëvizja me 180 km në orë”, u shpreh ai.


Aksident i frikshëm në Tiranë, automjeti futet në zonën e këmbësorëve dhe përplaset me digën e Liqenit
Lexo po ashtu Aksident i frikshëm në Tiranë, automjeti futet në zonën e këmbësorëve dhe përplaset me digën e Liqenit

28-vjeçari u ndalua nga policia rrugore e Tiranës dhe komisariati nr.4 në afërsi të banesës, gjatë momentit të arrestimit nuk ka bërë rezistencë, policia ka ushtruar edhe kontroll banese. Nina akuzohet për 7 vepra penale, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largim nga vendi i aksidentit”, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shakëtrrim prone”, “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta pa leje në banesë”.

Gjithashtu Nina përveç për aksidentin te diga e liqenit, ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 8 muaj burg për dhunë në familje. /Telegrafi/