Familja e Adem Demaçit dhe familja e ish-presidentit Ibrahim Rugova janë takuar ditën e enjte.
Kështu ka bërë të ditur Adnan Merovci, i cili ka qenë një ndër personat më të afërt të ish- presidentit Ibrahim Rugova, e po ashtu ishte pjesë e takimit, transmeton Telegrafi.
“Dje, u takuan familjet e dy SAHAROVËVE shqiptarë! Dr.Shqiptar DEMAÇI me bashkëshorten Arbërijën dhe djalin Feniksin, vizituan familjen RUGOVA në Velani. Në këtë vizitë të familjes së simbolit të qëndresës Adem DEMAÇI, mikpritje i dhuruan zonja Fanë RUGOVA me djemtë Mendimin e Ukën, si dhe vajzën, Teutën. Ishte ky një takim i përzemërt dhe shumë emocionues duke u çmallur me tregimet dhe rrëfimet e familjarëve e tyre për këto dy figura kolosale”, tha ai.
Merovci ka pohuar se familjarët janë shprehur të kënaqur për takim.
“Dr. Shqiptari, i biri i Adem DEMAÇIT u shpreh se ndjehet i nderuar që po viziton familjen e Presidentit RUGOVA, teksa shtoi se komunikimet e tyre janë të një rëndësie të veçantë që nderojnë punën e paraardhësve. Zonja Fanë RUGOVA duke e përshëndetur Dr.Shqiptarin dhe familjarët e tjerë, u shpreh mirënjohëse për këtë vizitë e cila ka një domethënie dhe simbolikë të madhe për gjeneratat e reja se si duhet të respektohen paraardhësit, në këtë rast të dy kolegëve të cilët fillimisht vijnë nga letërsia dhe pastaj nga kontributi i tyre për çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës”, shtoi ai.
Tutje ai ka shkruar se raportet mes Rugovës dhe Demaçit kanë qenë korrekte.
“Dr.Shqiptar DEMAÇI theksoi se raportet në mes presidentit RUGOVA dhe Adem DEMAÇIT kanë qenë korrekte dhe në shumë raste janë keqinterpretuar nga dashakeqësit”.
“Ne jemi këtu bashkë për ta vërtetuar këtë dhe ftoj të gjithë njerëzit që kanë dilema të jenë të qetë, sepse tani RUGOVA dhe DEMAÇI janë në disponim dhe komunikim të shkëlqyeshëm në amshim”, u shpreh ndër tjera Dr. Shqiptari në këtë takim.
“Vizita që zhvilluam ishte e përzemërt nga ku dhe rrodhi porosia që të jemi unik dhe bashkëveprues, sepse kështu më së miri e nderojmë Presidentin RUGOVA dhe Bacën Adem DEMAÇI, e i ndihmojmë Kosovës sonë për të cilën këto dy personalitete së bashku me të tjerët, dhanë kontributet e tyre kolosale”, thekson ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s’mund ta “transformojë” dialogun
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron