LSDM: Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmon suksesin e ekonomisë së RMV-së
Politikat ekonomike të LSDM-së po japin rezultatet e pritura dhe konkrete, inflacioni po zvogëlohet, ekonomia po rritet, njofton LSDM.
“Inflacioni ka qenë në rënie të vazhdueshme prej muajsh, me tendencë uljeje nën 5% deri në fund të vitit. Me masat e ndërmarra nga qeveria e LSDM-së, norma e inflacionit në shtator ra në nivelin më të ulët të 20 muajve prej 6,6% dhe vitin e ardhshëm duhet të kthehet në normat e para krizës prej 2-3%.
Suksesin e masave dhe politikave ekonomike të LSDM-së e ka konfirmuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili ka përmirësuar projeksionet për ekonominë e Maqedonisë. FMN parashikon rritje ekonomike prej 2,5% për këtë vit dhe 3,2% për vitin e ardhshëm 2024”, shtoi partia në pushtet.
Nga aty bëjnë të ditur se si parti e përgjegjshme vazhdojnë të kujdesen për të gjithë qytetarët, do të ndërmarrin masa dhe hapa konkretë që nënkuptojnë rritje ekonomike nga njëra anë dhe mbrojtje dhe përmirësim të standardit jetësor nga ana tjetër./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251