LAJMI I FUNDIT:

Amerikanja martohet me veten – udhëtoi për në Meksikë për të bërë ceremoninë madje veshi edhe fustan të bardhë

Amerikanja martohet me veten – udhëtoi për në Meksikë për të bërë ceremoninë madje veshi edhe fustan të bardhë

Një grua u quajt “e vetmuar” nga kolegët e saj të punës pasi shpenzoi 4,600 euro për t’u martuar me veten e saj – por nuk është penduar.

Andria Johnson, 39-vjeçare, e cila është e divorcuar, ka udhëtuar në Tulum të Meksikës për ceremoninë e saj, transmeton Telegrafi.


Ajo veshi një fustan të bardhë, lexoi zotimet dhe vendosi një unazë në gishtin e saj përpara një zyrtari lokal.

Gruaja madje bëri një aheng ku hëngri tortë dhe piu shampanjë. 39-vjeçarja madje bëri një foto-sesion për këtë.

“Të jesh e martuar me veten më ka mësuar shumë gjëra”, thotë Andria nga Maryland, SHBA.

“Kam mësuar se nuk mund të kem asgjë në një marrëdhënie nëse nuk mund ta dua veten”. /Telegrafi/