LAJMI I FUNDIT:

Apple flitet se do të sjellë ekrane OLED tek iPad mini dhe iPad Air

Apple flitet se do të sjellë ekrane OLED tek iPad mini dhe iPad Air

Apple planifikon të sjellë ekrane OLED tek iPad mini dhe tek iPad Air, sipas një përdoruesi në rrjetin social korean Naver.

Postimi citoi burime të zinxhirit të furnizimit dhe pretendon se Apple tani ka filluar negociatat me furnitorët si dhe me Samsung dhe LG në lidhje me ekranet OLED për modelet e ardhshme të iPad mini dhe iPad Air, transmeton Telegrafi.


Apple thuhet se po kërkon që komponentët të prodhohen në masë nga fundi i vitit 2025, duke sugjeruar që lansimi mund të pasojë në fillim të vitit 2026.

Informacioni përputhet me një raport nga firma kërkimore teknologjike Omdia që u publikua në fillim të kësaj jave, e cila parashikonte planet e blerjes së panelit të ekraneve për iPad të Apple. /Telegrafi/